Sport

“Euro 2024”/ Për Kai Havertz, fitorja e madhe e Gjermanisë është një mesazh…

Golashënuesi nga penalltia gjatë fitores së Gjermanisë ndaj Skocisë në ndeshjen hapëse të Euro 2024 (5-1) të premten në mbrëmje, Kai Havertz beson se skuadra e tij u dërgoi një mesazh kombëtareve të tjera.

15 Qershor 2024, 08:00 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ Për Kai Havertz, fitorja e madhe e Gjermanisë

GJERMANI - Kai Havertz, sulmuesi i Gjermanisë, që realizoi nga pika e penalltisë, pas ndeshjes u shpreh: “Mendoj se kur fiton 5-1, është një mesazh. Por ky është vetëm fillimi. E pamë cilësinë që kemi brenda ekipit, sa lojtarë të mirë kemi.

Ne do të përballemi me kundërshtarë të tjerë të vështirë. Mendoj se e kemi ndjerë këtë energji në stadium që në minutën e parë. Ne vendosëm ritmin, tifozët ishin aty. Golat u shënuan, gjë që u ndje mirë. Dhe me kartonin e kuq, pjesa e dytë ishte pak më e thjeshtë.

Ndeshjen e kishim nën kontroll për 90 minuta. I gjithë vendi është pas nesh, e vumë re në qendrën stërvitore. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë”.

Ndërkohë, Niclas Füllkrug, golashënuesi në fitoren ndaj Skocisë në ndeshjen hapëse (5-1), në mikrofonin e ZDF u shpreh: “Në fillim na u desh pak kohë për të hyrë në ndeshje, ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne.

Më pas u bëmë më të mirë në zotërim dhe fituam gjithnjë e më shumë besim te vetja. Nuk pushuam pas çdo gol. Ne mbetëm të motivuar dhe të uritur për një gol. Ishte një fitore e merituar ndaj një ekipi të reduktuar me dhjetë lojtarë”.

Emre Can, mesfushori gjerman: “Është një histori e çmendur. Kjo është arsyeja pse ne e duam futbollin. Isha me pushime dy ditë më parë dhe më thirrën të mërkurën (për të zëvendësuar të dëmtuarin Pavlovic). Unë u bashkua me ekipin po atë mbrëmje. Unë u stërvita me ta një herë, hyra dhe shënova”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll