Sport

Mbappé kurorëzon Deschamps: "Një super legjendë, le t'i japim atij trofeun që mungon"

“Çfarëdo që të ndodhë, ai ka shënuar në mënyrë të pashlyeshme skuadrën franceze. Tani, nëse duam që ai të shkruajë pak më shumë histori, duhet të bëjmë diçka këtë verë, duke qenë se atij i duhet vetëm kampionati europian si trajner”.

15 Qershor 2024, 10:00 Nga DOSJA
Mbappé kurorëzon Deschamps: "Një super legjendë, le

GJERMANI - Franca, nënkampione e botës në Katar, do të nisë të hënën rrugëtimin e saj drejt “Euro 2024”, duke u përballur me Austrinë e Ralf Rangnick në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. 

Kylian Mbappé, kapiteni i Bluve, është gati të fitojë këtë titull, edhe sepse është i vetmi që i mungon Didier Deschamps. Këto janë fjalët e tij për Ouest France:

“Ne flasim për legjenda kur i referohemi Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud. Këtu jemi përballë  super legjendës. Ai la gjurmë në skuadrën franceze fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner.

Nuk është njësoj si kur mbërrita; ai ka mundur të evoluojë, duke ruajtur standardet dhe parimet e tij, sepse në sytë e mi çdo trajner do të vdesë me parimet e tij, është baza e këtij profesioni.

Trajneri i jep gjithmonë të njëjtën rëndësi grupit; ai e di se si të fitojë, por unë kam ndjenjën se ai është zbutur pak. Ndoshta është mosha, ose grupi është më i ri. Ai është përshtatur me këtë brez të ri.

Çfarëdo që të ndodhë, ai ka shënuar në mënyrë të pashlyeshme skuadrën franceze. Tani, nëse duam që ai të shkruajë pak më shumë histori, duhet të bëjmë diçka këtë verë, duke qenë se atij i duhet vetëm kampionati europian si trajner.

Në atë moment ai do të ketë fituar gjithçka dhe ne do të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë. Cilado qoftë e ardhmja e tij, unë e përgëzoj: i heq kapelen për gjithçka që ka arritur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll