Sport

Kapiteni Luka Modric: "Ka ardhur koha e Kroacisë"

Ndaj Spanjës, rivalja fituese e ndeshjeve të fundit, Modric ka besim edhe në rikthimin e Perisic, lajm i madh.

15 Qershor 2024, 09:30 Nga DOSJA
Kapiteni Luka Modric: "Ka ardhur koha e Kroacisë"

GJERMANI - "Forca më e madhe e kësaj skuadre është uniteti. Ne kemi shumë lojtarë që kanë luajtur në Katar dhe të rinj që kanë treguar se e meritojnë të jenë këtu. Ne kurrë nuk kemi paraqitur aq mirë sa mundemi në Kampionatin Evropian, por është koha për ta bërë këtë,"- kështu është shprehur mesfushori i shquar…  

Luka Modric, në moshën 38-vjeçare, mbetet lideri i Kroacisë, i cili pas finales së botës 2018 dhe gjysmëfinales së vitit 2022, plotëson harkun e një brezi kampionësh. Nesër (sot) kundërshtar është Spanja, rivalja fituese e ndeshjeve të fundit, por Modric ka besim edhe në rikthimin e Perisic, lajm i madh.

“Të gjithë duam të luajmë kundër më të mirëve dhe Spanja është më e mira, - tha mesfushori i Realit, në prag të ndeshjes së grupit B. - Duhet të japim më të mirën tonë”. Një nga lojtarët më të vjetër kundër më të rinjve, spanjolit Lamine Yamal, 16 vjeç.

"Ndihem shumë i vjetër kur i dëgjoj këto gjëra, - ishte përgjigjja e Modric me një buzëqeshje. - Por vitet nuk kanë rëndësi, rëndësi ka ajo që tregoni në fushë. Potenciali i tij është i madh, të gjithë e kemi parë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll