Sport

Itali - Shqipëri/ Kombëtarja gati, mbyll përgatitjet në Iduna Park të Dortmundit...

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

14 Qershor 2024, 22:02 Nga DOSJA
Itali - Shqipëri/ Kombëtarja gati, mbyll përgatitjet në

GJERMANI - Kombëtarja shqiptare është gati për debutimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Kuqezinjtë kanë zhvilluar sot seancën zyrtare stërvitore në stadiumin Signal Iduna Park të Dortmundit, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin e parë në Kampionatin Europian ndaj Italisë.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin me atmosferën që është shumë pozitive dhe të gjithë të gatshëm për të dhënë kontributin për takimin ndaj Italisë.

Sfida Itali - Shqipëri do të luhet nesër më 15 qershor, ora 21:00, Signal Iduna Park në stadiumin e Dortmundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll