Sport

Nagelsmann: "20 minutat e para mbresëlënëse, por është vetëm hapi i parë"...

Trajneri gjerman pas fitores ndaj Skocisë: “Ne shënuam herët dhe qëndruam të fokusuar deri në fund”

15 Qershor 2024, 07:30 Nga DOSJA
Nagelsmann: "20 minutat e para mbresëlënëse, por

GJERMANI - Julian Nagelsmann shijon debutimin e tij të ëndrrave të Gjermanisë në “Euro 2024”,  me një ‘Top 5’-she që nuk i la Skocisë asnjë shans. 

"20 minutat e para ishin mbresëlënëse. Ne vendosëm shumë fuqi në fushë, ne kundërpresuam dhe kjo na ndihmoi shumë, - shpjegoi trajneri gjerman pas ndeshjes.

Ne shënuam herët dhe qëndruam të fokusuar deri në fund. Është e çmuar që sot jo vetëm një person merr komplimente, por ato shpërndahen në të gjithë ekipin. Ishte një fillim i mrekullueshëm, por është vetëm një hap i pare”.

Si e shikoni ndeshjen e dytë kundër Hungarisë?
”Skuadra ka besim, por do të jetë ndryshe ndaj Hungarisë. Megjithatë, ata ndoshta do të luajnë si Skocia, me disa dallime. Është një ekip që luan prej kohësh bashkë, trajneri është me përvojë.

Ata janë shumë kompakt, kanë lojtarë që luajnë në Bundesligë dhe që luajnë në ekipe të mira. Ne jemi të përgatitur për këtë. Nesër (e shtunë) do t'i lëmë të gjithë të lirë, të dielën do të fillojmë përgatitjet për këtë takim të ri”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll