Sport

VIDEO / Gjermania me 5 yje, “shënon” të gjashtë golat e takimit ndaj Skocisë!

Startoi Europiani në Mynih me ndeshjen e parë Gjermani-Skoci.

14 Qershor 2024, 22:57 Nga DOSJA
VIDEO / Gjermania me 5 yje, “shënon” të gjashtë golat

GJERMANI - Në orën 21:00, në Mynih, nisi ndeshja hapëse e Euro 2024, Gjermani – Skoci. Kuptohet se përfaqësuesja vendëse është favorite për ta fituar këtë takim, por kujdes nga surprizat që në start.

Dhe që në minutën e 11-të janë panzerat ata që zhbllokojnë takimin me anë të Wirtz.


Ndeshja vazhdoi nën entuzjazmin dhe avantazhin e vendasve të cilët brenda pak minutash gjejnë edhe golin e dytë që praktikisht sinjalizon për suksesin e pare të organizatorëve në këtë Europian. Këtë here ishte Musiala ai që finalizoi një aksion perfekt të Gjermanisë.


Por asgjë nuk përfundoi këtu. Në minutën e 41-të, një ndërhyrje shumë e ashpër brenda zones ndaj Gyndogan, detyron gjyqtarin të akorodojë një penallti. Megjithatë u desh verifikimi në systemin VAR për t’u siguruar edhe për kartonin e kuq ndaj mbrojtësit skocez Porto.


Pjesa e dytë u bë më e lehtë për gjermanët të cilët shënuan edhe 3 herë të tjera. Në minutën e 68 Fylkruk çoi shifrat në 4-0.


Edhe golin e vetëm të skocezëve e shënuan gjermanët,ishte autogoli i Rudiger që i dha mundësinë skocezëve të ishin në tabelën e shifrave të golave, sa për statistick duke çuar rezultatin në 4-1.


Por siç e do tradita e panzerave edhe në ditën më të keqe të kundërshtarit, e shfrytzëzojnë epërsinë deri në fund, dhe pikërisht në shtesë Emre Çan shënoi edhe golin e pestë duke i dhënë këtë fitore të madhe gjermanëve në ditën e pare të Europianit në shtëpinë e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll