Sport

Emocionuese, Heidi Beckenbauer, homazh të rrallë për “kaizerin” në hapje të Europianit!

Euro 2024 nisi zyrtarisht me fillimin e ndeshjes Gjermani-Skoci. Pak para hyrjes së skuadrave homazh për Kaiser Beckenbauer.

14 Qershor 2024, 21:55 Nga DOSJA
Emocionuese, Heidi Beckenbauer, homazh të rrallë për

GJERMANI – Festë në stadiumin e Mynihut, spektakli dhe kujtimi emocional i Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare më 7 janar.

Euro 2024 nisi zyrtarisht me fillimin e ndeshjes Gjermani-Skoci. Pak para hyrjes së skuadrave homazh për Kaiser Beckenbauer.

E veja e tij Heidi solli në fushë trofeun e Kampionatit Evropian së bashku me dy kapitenët gjermanë fitues të Kampionatit Evropian, Bernard Dietz (1980) dhe Jurgen Klinsmann (1996). Në sfond një video shumë emocionuese.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll