Sport

VIDEO / Gjermania shënon edhe golin e 3-të… këtë herë me penallti, Skocia me 10 lojtarë

Luhet në Mynih ndeshja e parë e Kampionatit Europian mes Gjermanisë dhe Skocisë.

14 Qershor 2024, 21:46 Nga DOSJA
VIDEO / Gjermania shënon edhe golin e 3-të… këtë

GJERMANI - Në orën 21:00, në Mynih, nisi ndeshja hapëse e Euro 2024, Gjermani – Skoci. Kuptohet se përfaqësuesja vendëse është favorite për ta fituar këtë takim, por kujdes nga surprizat që në start.

Dhe që në minutën e 11-të janë panzerat ata që zhbllokojnë takimin me anë të Wirtz.

Ndeshja vazhdoi nën entuzjazmin dhe avantazhin e vendasve të cilët brenda pak minutash gjejnë edhe golin e dytë që praktikisht sinjalizon për suksesin e pare të organizatorëve në këtë Europian. Këtë here ishte Musiala ai që finalizoi një aksion perfekt të Gjermanisë.

Por asgjë nuk përfundoi këtu. Në minutën e 41-të, një ndërhyrje shumë e ashpër brenda zones ndaj Gyndogan, detyron gjyqtarin të akorodojë një penallti. Megjithatë u desh verifikimi në systemin VAR për t’u siguruar edhe për kartonin e kuq ndaj mbrojtësit skocez Porto.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll