Aktualitet

‘Toyota Auris’, Krimet e Rënda lënë në burg katër të pandehur (Emrat)

3 Dhjetor 2019, 15:45 Nga DOSJA
‘Toyota Auris’, Krimet e Rënda lënë në burg

TIRANË– Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, ka vendosur të rikthejë në burg, katër personat e ndaluar për çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit.

U dha arrest me burg për: Agim Çekaj, Alban Mollaymeri, Klevi dhe Edi Lika.

Pavarësisht se gjykata e Krimeve të Rënda i liroi ata me masën e ‘arrestit shtëpiak’, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit, Apeli i kësaj gjykate që ka kërkuar sot ndryshimin e masës duke caktuar ‘arrest me burg’.Ky vendim i trupit gjykues është marrë më datë 27 nëntor, dhe është ekzekutuar më pas nga policia.

Në shtator të këtij viti Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurove. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje, duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris krimet e renda toyota auris 3.4 mln euro ne toyota auris krimet e renda toyota auris

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 11:50

TIRANË– Kompania që ka nën menaxhim minierën e Bulqizës, Albchrome, ka reaguar pas lajmit të botuar më herët në Dosja.al, mbi pasqyrimin e protestës së pun...