Aktualitet

Harrojini makthet dhe panikun! Ish-kryesizmologu Shyqyri Aliaj i vë ‘vulën’: Nuk ka tërmet të tillë për 100 vite

3 Dhjetor 2019, 17:08 Nga DOSJA
Harrojini makthet dhe panikun! Ish-kryesizmologu Shyqyri Aliaj i vë

TIRANË– Ish-kryesizmologu Shyqyri Aliaj është shprehur se në tërmet i tillë më magnitudë 6.4 nuk ta surprizojë më Shqipërinë për 100 vitet e ardhshme. Në një prononcim për “Gazeta Si”, Aliaj shtoi se Tirana e Durrësi duhet të qetësohen pas nuk do të ketë më një panik të tillë.

“Tërmeti i shtatorit nuk qe paragoditje, pasi iu shuan goditjet për një javë. Po të kishte vazhduar derisa filloi tërmeti i 26 nëntorit do të quhej paragoditje. Tërmeti i fundit u parapri nga disa lëkundje. Nuk ka më tërmet të tillë Tirana e Durrësi për 100 vjet. Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Mund të jetë ndonjë me magnitudë më shumë se 4 e pak por më të mëdha nuk do të ketë. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet,”– thekson Aliaj.

I pyetur për pasojat e rënda që lanë pas këto lëkundje, ish-kreu i Institutit të Sizmiologjisë thotë se nuk duhet të ngrihet më asnjë ndërtim pa studime të mirëfillta gjeologjike dhe pa marrë parasysh hartën e rrezikut sizmologjik, ku përcaktohen zonat më të mundshme për rreziqe të tilla.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shyqyr aliaj tragjedia e 26 nentorit 2019 shyqyr aliaj tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll