3 Dhjetor 2019, 12:22
Nga DOSJA
DURRËS– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka dhënë një prononcim për mediat gjatë inspektimeve që po kryen në Durrës ndaj objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në fjalën e tij, Lleshaj është shprehur se të gjitha pallatet ku ka pasur humbje jete njerëzore, janë skena krimi dhe se policia ka punuar që në ditën e parë për të evidentuar gjithçka që lidhet me veprimtari të mundshme kriminale.
“Të gjitha pallatet ku ka pasur humbje jete njerëzore, janë skena krimi, konsiderohen nga Policia si skena krimi dhe si të tilla janë trajtuar. Aty janë grumbulluar provat materiale dhe janë administruar në bashkëpunim me Prokurorinë. Pra gjithçka është bërë me një skrupolozitet të paqortueshëm dhe sot për çdo godinë që është rrëzuar përfundimisht, provat janë të administruara sipas procesit përkatës procedural ligjor. Ndërkohë që një ekip i madh hetuesish të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë po merren me verifikimin e thellë”, tha Lleshaj.
Më 26 nëntor 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter. Mbi 51 vetë humbën jetën pasi ngelën nën rrënoja në Durrës, Thumanë e Kurbin, ndërsa mbi 750 u plagosën. Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti ndërkohë që vijojnë inspektimet në zonat e prekura për të parë të gjitha pallatet e pabanueshme.
(k.m/dosja.al)
aktualitet aktualitet sander lleshaj tragjedia e 26 nentorit 2019 sander lleshaj tragjedia e 26 nentorit 2019
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 12:07
Tiranë- Për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në banesat dhe pallatet në Tiranë ka reaguar sërish PD-ja. Luçjano Boçi shprehet se gjatë një inspekti...
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 12:06
Parkingu i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës.Banorët të tmerrua kanë treguar për Fax News se zjarrfikës...
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 12:02
SARANDË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e 73-vjeçarit Shyqyri Saliaj, nga çobani me armë zjarri. Mësohet se pasi është qëlluar nga ...
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 12:01
TIRANË- Në një kohë kur Prokuroria e Tiranës ka bllokuar të gjithë prishjet e godinave që janë shpallur si të pabanushme, Prokuoria e Durrësit sqaron se po...
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 11:50
TIRANË– Kompania që ka nën menaxhim minierën e Bulqizës, Albchrome, ka reaguar pas lajmit të botuar më herët në Dosja.al, mbi pasqyrimin e protestës së pun...
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 11:34
Durrës- Pas tërmeti të fuqishëm të 26 nëntorit që goditi vendin përveç 51 viktimave, nuk janë të pakta edhe dëmet materiale.IKMT-ja ka nisur punën për s...
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 11:32
TIRANË- Policia e Tiranës gjatë ditës së fundit ka arrestuar 5 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi për mediat bëhet ...
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 11:15
Durrës-Prej 26 nëntorit, në familjen Greku, në Thumanë, ka pllakosur dhimbja. Të mbledhur nga Amerika e Franca, familjarët kanë ardhur për t’iu dhënë lamtumirën...
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 11:05
KSAMIL– Një 73-vjeçar i identifikuar si Shyqyri Saliaj është plagosur me armë gjahu në Ksamil. Mësohet se i moshuari është qëlluar aksidentalisht me &cce...
Aktualitet
3 Dhjetor 2019, 11:05
DURRËS– Ditën e sotme ekipet xheniere të Forcave të Armatosura kanë nisur përgatitjet për shembjen e një pallati në Durrës, i cili është shpallur i pabanue...