PD denoncon: Sadri Abazi ka nisur me urgjencë zhdukjen e abuzimeve në pallate, hoqi katet pa leje (FOTO)
3 Dhjetor 2019, 12:07Nga DOSJA
Tiranë- Për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në banesat dhe pallatet në Tiranë ka reaguar sërish PD-ja. Luçjano Boçi shprehet se gjatë një inspektimi në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, aty ishte edhe Sadri Abazi, deputeti i PS-së.
“Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme. Pasi kishte hequr me shpejtesi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese.”, shprehet ai ndër të tjera.
Reagimi:
KUSH DUHET TË HYJË NË BURG?
Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI. Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!! Për njerëzit? As mos e mendoni. Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme. Pasi kishte hequr me shpejtesi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën: Kush duhet të hyjë tani në burg?!! Pse lejohet zhdukja e provave?! Kush ia dha lejen Abazit?!! Po katet pa leje?!! Po prokuroria ku është?! Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij. Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë. Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.
Foto të Sandri Abazit pranë pallatit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Parkingu i një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës.Banorët të tmerrua kanë treguar për Fax News se zjarrfikës...
TIRANË- Në një kohë kur Prokuroria e Tiranës ka bllokuar të gjithë prishjet e godinave që janë shpallur si të pabanushme, Prokuoria e Durrësit sqaron se po...
Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 11:50
TIRANË– Kompania që ka nën menaxhim minierën e Bulqizës, Albchrome, ka reaguar pas lajmit të botuar më herët në Dosja.al, mbi pasqyrimin e protestës së pun...
Durrës- Pas tërmeti të fuqishëm të 26 nëntorit që goditi vendin përveç 51 viktimave, nuk janë të pakta edhe dëmet materiale.IKMT-ja ka nisur punën për s...
TIRANË- Policia e Tiranës gjatë ditës së fundit ka arrestuar 5 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas një njoftimi për mediat bëhet ...
Durrës-Prej 26 nëntorit, në familjen Greku, në Thumanë, ka pllakosur dhimbja. Të mbledhur nga Amerika e Franca, familjarët kanë ardhur për t’iu dhënë lamtumirën...
KSAMIL– Një 73-vjeçar i identifikuar si Shyqyri Saliaj është plagosur me armë gjahu në Ksamil. Mësohet se i moshuari është qëlluar aksidentalisht me &cce...
DURRËS– Ditën e sotme ekipet xheniere të Forcave të Armatosura kanë nisur përgatitjet për shembjen e një pallati në Durrës, i cili është shpallur i pabanue...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës pas nisjes së hetimeve për dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, i ka dërguar kërkesë Bashkisë dhe Policisë një kërkesë që të mos ...