Aktualitet

Prokuroria sqaron prishjen e pallateve në Durrës: Po i shembim se paraqesin rrezik, janë marrë provat e nevojshme

3 Dhjetor 2019, 12:01 Nga DOSJA
Prokuroria sqaron prishjen e pallateve në Durrës: Po i shembim se

TIRANË- Në një kohë kur Prokuroria e Tiranës ka bllokuar të gjithë prishjet e godinave që janë shpallur si të pabanushme, Prokuoria e Durrësit sqaron se po i lejon  shembjet pas inspektimeve në terren.

Në një njoftim për mediat organi i akuzës në Durrës bën me dije se prishja e objekteve po bëhet pasi paraqesin rrezikshmëri. Po ashtu shtohet se janë marrë të gjitha provat e nevojshme me foto e video e më pas është lejuar shembja e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË 

Lidhur me rastin në fjalë grupi i hetimit të çështjes po kryen veprimet hetimore përkatëse siç parashikon K.Pr.Penale dhe një ndër to është dhe kqyrja në vend ku janë konstatuar prishje dhe dëmtime të objekteve. Sipas parashikimeve ligjore kqyrjet janë shoqëruar dhe me fotografi dhe marrjen e provave të domosdoshme në vendngjarje për verifikimet e duhura që do të bëhen më pas.

Duke parë rrezikshmërinë që paraqesin objektet e dëmtuara dhe shpejtësinë që duhet për evitimin e pasojave të tjera nuk mund të bëhet sekuestrimi i këtyre objekteve, por është çmuar që pas kryerjes së veprimeve proceduriale në vendngjarje, ata (grupi hetimor), të jenë të lirë për të vendosur për vijimësinë e objektit nga instancat përkatëse sipas çdo rasti. Njëkohësisht vazhdojnë dhe sekuestrimi i dokumentacionit përkatës për këto objekte në zyrat që i administrojnë ato.

Një ditë më parë Prokuroria e Tiranë, Durrësit e Krujës njoftuan se kishin nisur hetimet për dëmet e tërmetit dhe mënyrën e ndërtimin të objketeve të dëmtuara. Hetimet kanë nisur 6 ditë pas tërmetit shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet demet e termetit prokuroria e durresit prokuroria nis hetimet per termetin shembja e pallateve ne durres demet e termetit prokuroria e durresit prokuroria nis hetimet per termetin shembja e pallateve ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Dhjetor 2019, 11:50

TIRANË– Kompania që ka nën menaxhim minierën e Bulqizës, Albchrome, ka reaguar pas lajmit të botuar më herët në Dosja.al, mbi pasqyrimin e protestës së pun...