Aktualitet

U shpall i pabanueshëm, Forcat e Armatosura në Durrës, bëhen gati të shpërthejnë pallatin (VD)

3 Dhjetor 2019, 11:05 Nga DOSJA
U shpall i pabanueshëm, Forcat e Armatosura në Durrës, bëhen

DURRËS– Ditën e sotme ekipet xheniere të Forcave të Armatosura kanë nisur përgatitjet për shembjen e një pallati në Durrës, i cili është shpallur i pabanueshëm,

Nga tërmeti 7 ballësh i datës 26, struktura e pallatit ka pësuar dëmtime të mëdha dhe si pasojë do të shembet me shpërthim të kontrolluar.

Prej ditës së djeshme ekipet xhenio kanë përcaktuar të gjitha vendet dhe detajet e hyrjes në godinë fillimisht të banorëve për të marrë sendet e tyre, ndërsa tashmë në të ndodhet autoritetet përkatëse, të cilat do të bëjnë edhe shkatërrimin e tij. 

Ndërkohë nga ana e saj, ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje që të gjithë reporterët të mos i afrohen perimetrit të sigurisë që është vendosur, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres shembet pallati ne durres durres shembet pallati ne durres

Sondazh

Poll