Aktualitet

3 Dhjetor 2019, 11:50 Nga DOSJA

TIRANË– Kompania që ka nën menaxhim minierën e Bulqizës, Albchrome, ka reaguar pas lajmit të botuar më herët në Dosja.al, mbi pasqyrimin e protestës së punonjësve të kësaj miniere. AlbChrome shkruan se protesta ka në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe thotë se ata që janë në grevë,janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët. Më tej, në reagim thuhet se puna në këtë galeri vijon normalisht dhe se vetëm gjatë një muaji, kompania ka investuar 22 milionë dollarë për makineri, duke evituar kështu një punë që deri më dje, kryhej në mënyrë mekanike, (me dorë nga minatorët).

Reagimi i plotë:

Të nderuar lexues të dosja.al, Duke ju falenderuar për mundësinë e informimit nëpërmjet faqes tuaj, Kompania Albchrome dëshiron të sqarojë opinionin publik në lidhje me insinuatat e krijuara si më poshtë. Në zonën e ish- minierës së Bulqizës që administrohet nga kompania Albchrome, prej disa ditësh ka filluar një përplasje ndërmjet sindikatave të ndryshme që janë pjesë e lëvizjes sindakale në qytet. Një pakicë punonjësish, që nuk përfaqësojnë masën e minatorëve, teknikëve dhe inxhinierëve, kanë themeluar një sindikatë tjetër dhe ne si Albchrome nuk jemi pjesë e saj, kjo për arsye se aktualisht, kemi nënshkruar një kontratë kolektive me një sindikatë tjetër. Kompania Albchrome distancohet tërësisht nga ky proces dhe siguron opinionin publik që puna në minierë vijon rregullisht dhe nuk është ndërprerë për asnjë moment. Vetëm gjatë këtij muaji Kompania Albchrome ka investuar në minierë mbi 22 milionë dollare në pusin nr. 9 dhe në modernizimin e minierës me pajisjet më moderne për ngritjen dhe uljen e mineraleve duke lehtesuar shumë proceset qe deri tani kryeshin në mënyrë mekanike. Investimi në pusin në nivelin e atij nr. 9-të është investimi më i madh i kryer ndonjëherë në industrinë minerare në vend në këto 30 vitet e fundit, investim i cili jo vetëm që rrit sasinë e prodhimit por veçanërisht shton jetëgjatësinë e minierës me 25 vjet si dhe krijon mundësinë për investime të mëtejshme. Ju faleminderit.

 

Prej disa ditësh, punonjësit e kësaj miniere, kanë bojkotuar punën duke hyrë në grevë, teksa kërkojnë kushte më të mira pune, rritje page, rishikim norme, bojkot të paguar, dhe rikthimin në punë të Elton Debreshit, kryetarit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Gati dy javë më parë, kompania Albchrome pushoi nga puna pa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al, Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Nga ana tjetër, ende asnjë reagim nga Inspektoriati i Punës, dhe institucionet shtetërore për shkarkimin e Debreshit dhe grevën e minatorëve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albchrome greva e minatoreve te bulqizes shkarkohet elton debreshi sindikata e minatoreve ne bulqize albchrome greva e minatoreve te bulqizes shkarkohet elton debreshi sindikata e minatoreve ne bulqize

Sondazh

Poll