Aktualitet

‘Mendova se ishte ujk…’/E qëlloi pa dashje çobani me çifte, plagoset 73-vjeçari në Ksamil (EMRAT)

3 Dhjetor 2019, 11:05 Nga DOSJA
‘Mendova se ishte ujk…’/E qëlloi pa dashje çobani

KSAMIL– Një 73-vjeçar i identifikuar si Shyqyri Saliaj është plagosur me armë gjahu në Ksamil. Mësohet se i moshuari është qëlluar aksidentalisht me çifte nga një çoban.

63-vjeçari, Xhevair Mema ka qënë duke qëlluar me armën e tij të gjahut, teksa një plumb ka prekur edhe Saliajn duke i shkaktuar plagë të rënda. Mësohet se pasi është qëlluar nga 63-vjeçari Xhevahir Mema, i plagosuri ka pyetur autorin se cila ka qënë arsyeja që e ka qëlluar. 63-vjeçari i është përgjigjur: Mendova se ishe ujk!

Ndërkohë burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ksmail plagosje ne ksmail shyqyri saliaj xhevair mema ksmail plagosje ne ksmail shyqyri saliaj xhevair mema

Sondazh

Poll