Aktualitet

9 objektet e para që do të shemben pas dëmtimeve nga tërmeti në Durrës, IKMT-ja nis punën

3 Dhjetor 2019, 11:34 Nga DOSJA
9 objektet e para që do të shemben pas dëmtimeve nga tërmeti

Durrës- Pas tërmeti të fuqishëm të 26 nëntorit që goditi vendin  përveç 51 viktimave, nuk janë të pakta edhe dëmet materiale.

IKMT-ja ka nisur punën për shembjen e objekeve në Durrës.

9 objektet e para që janë vendosur për t’u shembur. 
1. Hotel Lubjana (Vijon puna prej pasdites se te dieles)

2. Banesa në pronësi të Burim Bodlli (mbrapa Koralit) lagja 13   

3. Banesa në pronësi të Agron Demirit te Rrota Kuqe lagja 13. 

4. Janë instaluar mjetet dhe pritet të fillojë te Alush Qoli lagja 14 Shkozet

5 Janë instaluar mjetet te Vladimir Lila, Isuf Kapllanaj dhe Islam Cuni (tre objekte) Shkozet

6. Janë instaluar mjetet dhe pritet të fillojë te Fatos Kajo Rruga “Zef Serembe”

7. Te Kryqi i Kuq vazhdojnë pastrimet e inerteve.

8. Te pallati te shkolla “dy Gjelat” vazhdojnë pastrimet

9. Te Piceri Gostivari lagja 13 plazh po ndërhyjnë forcat xheniere për të realizuar prishjen me plasje.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e 26 nentorit 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll