12 Qershor 2024, 12:39
Nga S.B
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së Belind Këlliçi ka dalë me një deklaratë lidhur me “kthimin në shtëpi të flamurit të partisë” siç e quan ai. Sipas Këlliçit rivendosja e legalitetit është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.
Por Këlliçi thekson se fitorja nuk kthen normalitetin dhe se nuk do të stopojë përpjekjet e opozitës për të kthyer legalitetin në vend. Këlliçi në deklaratën e tij u bën thirrje qytetarëve të mblidhen sërish ditën e premte në orën 11:00 para bashkisë së Tiranës.
“Të jemi të gjithë bashkë për ta çuar te shokët Erion Veliajn.” shprehet Këlliçi.
Deklarata e plotë:
Të dashur demokratë, të nderuar qytetarë,
Kthimi në shtëpi i flamurit të Partisë Demokratike, rivendosja e legalitetit, pas një lufte të gjatë me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij, është një lajm i mire, jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët.
Por, kjo fitore as nuk e kthen plotësisht normalitetin dhe as u jep pauzë përpjekjeve tona për ta rivendosur deri në fund legalitetin, për të bërë sërish Shqipërinë një vend normal, një vend të të gjithëve, jo vetëm të ‘strategjikëve’ dhe të ‘drejtorëve’.
Prej 11 javësh ne tubohemi para Bashkisë së Tiranës, institucionit të dytë më të korruptuar në vend, që të dëgjohet zëri i së vërtetës, që të demaskohen hajdutët, që të dorëhiqet Erion Veliaj dhe bashkia tu kthehet qytetarëve.
Asgjë nuk na ka ndalur këto javë: as vapa, as presioni, as helmet dhe dhuna policore.
Siç nuk na ndali asnjë kërcënim apo presion, edhe në betejën e gjatë për të rikthyer flamurin e Partisë Demokratike te demokratët.
Ju bëj thirrje që në këtë frymë të mblidhemi sërish të premten, ora 11:00, para bashkisë.
Le të na prijë flamuri i Partisë Demokratike i rikthyer në shtëpi, flamuri i opozitës së vërtetë.
Le të na prijë flamuri kuqezi i Shqipërisë.
Le të na prijë kauza dhe besimi se me qëndresë, me përpjekje, fitohet cdo betejë.
Asgjë nuk na ndal më në luftën e drejtë dhe fitimtare për ta kthyer edhe bashkinë në normalitet dhe legalitet.
Forca juaj, besimi juaj, mbështetja juaj kanë qenë dhe janë motori i fitores që arritëm dje.
Pa demokratët, pa qytetarët, asgjë nuk arrihet.
Ju bëj thirrje edhe njëherë që, të premten me datë 14, në ora 11, të jemi të gjithë bashkë për ta çuar te shokët Erion Veliajn.
Aksioni ynë vijon sepse kauzat fitohen me qëndresë.
O sot, o kurrë!
belind këlliçi protesta para bashkise se tiranes
Politike
12 Qershor 2024, 12:36
I.A
Luan Baçi
TIRANË- Deputeti demokrat Luan Baçi ka debatuar me Ermonela Felajn ditën e sotme, pasi Kuvendi refuzon që t&eum...
Politike
12 Qershor 2024, 12:03
S.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në promovimin e Kalendarit Turistik Veror tha se e r&...
Politike
12 Qershor 2024, 11:54
I.A
Ervin Salianji
TIRANA- Seanca në gjykatën e Apelit të përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Sal...
Politike
12 Qershor 2024, 11:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një libër me titull 'Korrupsioni Transnacional dhe K...
Politike
12 Qershor 2024, 11:08
I.A
Edmond Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho i ka kërkuar mazhorancës që të mos vazhdojnë me shkelje...
Politike
12 Qershor 2024, 10:51
I.A
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka debatuar ditën e sotme me kryetaren e seancës plenare Ermonela Felaj pë...
Politike
12 Qershor 2024, 10:42
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamenar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se Partia Socialiste po e trajto...
Politike
12 Qershor 2024, 10:33
I.A
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar nga Kuvendi që të fusë Sali Berishën si anëtar të gr...
Politike
12 Qershor 2024, 10:29
I.A
TIRANË- Seanca plenare ka nisur paraditën e sotme. Që në nisje të seancës plenare, pas plotësimit të kuorumit, kr...
Politike
12 Qershor 2024, 10:08
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar edhe njëhere vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe lo...