Politike

"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni ndryshuar ditën e seancës plenare për arsye banale

Gjithashtu Bardhi ka kërkuar edhe futjen në rendë të ditës për interplenacën e kërkuar nga 7 deputetë me kryeministrin Rama.

12 Qershor 2024, 10:42 Nga I.A
"Kuvendin po e trajtoni si dyqanin tuaj personal"/ Bardhi: Keni
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamenar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se Partia Socialiste po e trajtojnë Kuvendin si dyqanin e tyre personale. Duke folur në nisje të seancës plenare, Bardhi tha se arsyeja e ditës së seancës plenare është banale dhe ata distancohen nga kjo. 

"Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës. Ka dal një arsye banale në media që është fyese, lidhur me shtyrjen e seancës që duhet që të zhvillohej ditën e enjte dhe po zhvillohet ditën e sotme dhe ju keni detyrimin që të jeni shpjegime sepse nuk jeni konsultuar me opozitën. Nëse është ajo arsyeja që është publikuar në media është një akt i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale”, tha ai.

Gjithashtu Bardhi ka kërkuar edhe futjen në rendë të ditës për interplenacën e kërkuar nga 7 deputetë me kryeministrin Rama.

“Një grup deputetësh të PD kanë paraqitur kërkesë për interpalencë urgjente për përdorimin e fondeve publike nga familjarët e tij. Nëse kërkesa firmoset nga 7 deputet duhet që të futet në seancë dhe ju e cilësuat atë kërkesë si një cenim të nderit dhe të dinjitetit të kryeministrit. Po të mos i jap tenderat familjarve dhe të mos bëjë tendera sekret. Rama mund ti fshihet kuvendit, por drejtësisë dhe llogaridhënies nuk mund ti fshihet dot shumë gjatë”, tha Bardhi.

 

gazment bardhi seance plenare 12 qershor 2024

Sondazh

Poll