Politike

Çështja "Babalja”/ Apeli pa vendim për Salianjin, shtyhet sërish seanca

Ndërkohë që seanca e radhës u caktua me date 28.06.2024, ora 10:00.  

12 Qershor 2024, 11:54 Nga I.A
Çështja "Babalja”/ Apeli pa vendim për Salianjin,
Ervin Salianji

TIRANA- Seanca në gjykatën e Apelit të përgjithshëm ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shtyrë sërish. Mësohet se shkak është bërë avokati i deputetit Ledio Braho i cili kishte depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore. Në seancë nuk ishte i pranishëm as vetë Ervin Salianji. Ndërkohë që seanca e radhës u caktua me date 28.06.2024, ora 10:00.  

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

ervin salianji ledio braho

Sondazh

Poll