Politike

‘Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit’/ Berisha publikon librin online: Mund ta gjeni edhe në Amazon

Berisha thekson se libri mban një përmbledhje me zhvillimet që nga vendimi i Departamentit të Shtetit për ta sanksionuar atë dhe familjen e tij ‘non-grata’ e deri te vendimi i GJKKO-së që ka marrë vendim për ta lënë në arrest shtëpie.

12 Qershor 2024, 11:41 Nga I.A
‘Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit’/ Berisha publikon
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një libër me titull 'Korrupsioni Transnacional dhe Kultura e Mohimit' në platformën Amazon.Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thekson se ky libër ka një çmim prej 1,99$ pasi platforma nuk pranon produkte pa çmim. Por shtoi se të ardhurat e fituara nga ky libër do t'i kalojnë “Fondacionit Femijët Shqiptar”. Berisha thekson se libri mban një përmbledhje me zhvillimet që nga vendimi i Departamentit të Shtetit për ta sanksionuar atë dhe familjen e tij ‘non-grata’ e deri te vendimi i GJKKO-së që ka marrë vendim për ta lënë në arrest shtëpie.

Postimi i Plotë:

Një libër në Amazon. Të dashur miq, libri “Korrupsioni Transnacional dhe kultura e mohimit- Rasti i ish-Kryeministrit të Shqiperisë Sali Berisha: Nga nongrata në SHBA dhe BM, tek persekutimi politik ilegal, gjendet tani në Amazon.com si një e-book (Kindle). Është vendosur çmimi më i ulët i mundeshëm 1,99$ mbasi platforma nuk pranon produkte pa çmim, dhe të ardhurat e krijuara nga shitja do t’i kalojnë “Fondacionit Femijët Shqiptar”. Ftoj bashkobmasit tanë në SHBA, Mbreterinë e Bashkuar, Kanada, Australi dhe kudo që ndodhen në emigraacion dhe Diasporë të shpërndajnë këtë liber tek miqtë e huaj të tyre dhe të Shqipërisë, që ata të njihen me të vërtetën se çfarë po ndodh në vendin e tyre, me njërin prej kombeve më perëndimore. Në rrafshin politik një diktaturë për instalimin e saj të plotë duhet të ndërmarrë: Arrestimin e liderit të opozitës dhe nxjerrjen jashtë ligji të partisë kryesore të opozitës. Me ndihmën e korrupsionit transacional, të parën, kreu i narkoshteti të Shqiperisë Edi Rama e ka realizuar, për të dytën ai po bën gjithçka që ta realizoj.

sali berisha

Sondazh

Poll