Politike

Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po shkelni rregulloren

Gjatë nisjes së seancës plenare, Shehu ka deklaruar se Kuvendi duhet që të bëjë një reflektim pasi kanë shkelur rregulloren.  

12 Qershor 2024, 10:33 Nga I.A
Tritan Shehu: Berisha është anëtar i grupit të PD, po
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar nga Kuvendi që të fusë Sali Berishën si anëtar të grupit parlamentar të PD-së. Gjatë nisjes së seancës plenare, Shehu ka deklaruar se Kuvendi duhet që të bëjë një reflektim pasi kanë shkelur rregulloren.  

"Unë mendova se sot do të korrigjonit gabimin fatal, të jo vetëm izolimit dhe burgosjes politike të Sali Berishës dhe mos vendosjes së tij si anëtar i PD-së. Kështu duhet të niste seanca, duke bërë një reflektim se ku të çon shkelja e rregullores. Ato na mbrojnë neve. Kërkojmë menjëherë të rivendosë SPAK këtë të drejtë të madhe. Berisha është anëtar i grupit të PD, korrigjojeni," tha Shehu.

tritan shehu seance plenare 12 qershor 2024

Sondazh

Poll