Politike

Berisha pjesë e grupit Parlamentar të PD-së/ Baçi debat me Felajn: Po gjeni pretekst. Kryetarja e seancës: Mos ja humbni vlerën vulës

Ndërkohë që Felaj i është kthyer duke i thënë që të mos ia humbin vlerën vulës. 

12 Qershor 2024, 12:36 Nga I.A
Berisha pjesë e grupit Parlamentar të PD-së/ Baçi debat me
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti demokrat Luan Baçi ka debatuar me Ermonela Felajn ditën e sotme, pasi Kuvendi refuzon që të fus Sali Berishën si pjesë e grupit Parlamentar të PD-së. Gjatë seancës plenare të sotme, Baçi tha se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla po gjen pretekst që nuk e fut Berishën në grupin e PD-së. Ndërkohë që Felaj i është kthyer duke i thënë që të mos ia humbin vlerën vulës. 

Debati në Kuvend:

Luan Baçi: I kujtoj kryetares së Kuvendit se në seancën e kaluar në mënyrë të padrejtë nuk e pranoi kërkesën e grupit të PD-së për të përfshirë Sali Berishën si anëtar i grupit parlamentar. Një paradoks i vërtetë. Nuk e di si mund të gjesh pretekst kur të të vijë së shpejti një vendim i PD-së për të përfshirë kryetarin e PD-së si anëtar të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Tregohuni e drejtë, mbaroi koha e opozitës së kontrolluar. Opozita tani është e pakapur.

Ermonela Felaj: Mos ia humbni kaq shpejt vlerën vulës pa u bërë 24 orë se për këtë luftuat mes jush tre vjet.

Luan Baçi: Mos fol pas krahëve.

Ermonela: Patjetër se iu drejtove drejtueses së seancës.

Luan Baçi: Rri aty në karrige dhe mos komento.

Ermonela: Se si rri unë, nuk ju marr juve leje.

luan baçi

Sondazh

Poll