Politike

“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”, Basha: Kushti që kam është distancimi nga Rama dhe Meta

Duke folur para nisjes së seancës plenare, Basha tha se është çliruar nga ankth i vulës dhe i logos së PD-së.

12 Qershor 2024, 10:08 Nga I.A
“Jam çliruar nga ankthi i vulës dhe i logos”, Basha:
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti Lulzim Basha ka komentuar edhe njëhere vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike Sali Berishës. Duke folur para nisjes së seancës plenare, Basha tha se është çliruar nga ankth i vulës dhe i logos së PD-së. Ndërkohë që theksoi se kushti i vetëm që ai ka është distancimi nga Edi Rama dhe nga Ilir Meta.

"Nuk kam asnjë shqetësim që lidhet me fatin tim personal. Për ato që kam besuar dhe besoj bëj betejë, disa i kam fituar për qytetarët dhe disa i kemi humbur dhe pasojat nuk i kam vuajtur vetëm unë. Ajo që kërkoj nuk është për veten time, por për qytetarët. E vështirë ishte edhe më përpara, por minat ia vunë vetë. T’i thërrasin mendjes se ku e ka çuar kauza dhe pazaret me Edi Ramën. Distancim me Ramën duhet të bëjnë ata që bëjnë pazare me Ramën. Kushti që kam është distancimi, jo vetëm nga Rama, por edhe nga Meta," tha Basha.

 

lulzim basha seance plenare 12 qershor 2024

Sondazh

Poll