Politike

Rama për Kalendarin Kombëtar Turistik: Shqipëria do të jetë Evropa e Ballkanit, opsione të reja për turistët

Sipas tij ndryshimi dhe transformimi do të jetë i pakthyeshëm dhe se Shqipëria do të jetë Evropa e Ballkanit.

12 Qershor 2024, 12:03 Nga S.B
Rama për Kalendarin Kombëtar Turistik: Shqipëria do të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës në promovimin e Kalendarit Turistik Veror tha se e rëndësishme është maja e vitit 2030. Sipas tij ndryshimi dhe transformimi do të jetë i pakthyeshëm dhe se Shqipëria do të jetë Evropa e Ballkanit.

Rama tha se për turistët janë menduar të krijohen opsione të reja për të bërë vizitën e tyre në vendin tonë sa më të plotë dhe të thjeshtë. Nga personalizimi i planeve të udhëtimit e deri tek hartat tre dimensionale do të jenë risitë në platformën digjitale Kombëtare e Turizmit ‘TEA’. 

Rama: Nga jemi nisur është gjithmonë e më pak e rëndësishme për ne, gjithmonë me e rëndësishme për ne është se ku duhet të shkojmë, maja e vitit 2030 pikë jo vetëm transformimi do bëhet i pakthyeshëm por kur Shqipëria do të rrezatojë shëmbëlltyrën e një vendi që është Evropa e Ballkanit. Do bëjë të mundur turistëve që të bëjnë personalizmin e planeve të tyre të udhëtimit dhe po ashtu të kenë dispozicion harta tre dimensionale dhe opsione të reja për të pasur një përvojë sa më të plotë të vizitës së tyre në vendin tonë, nuk është vetëm ky aspekt sepse ajo që është e rëndësishme të theksohet është se aplikacioni në fund të fundit është një pasqyrë për të parë atë që ndodh në realitet.

 

 

edi rama

Sondazh

Poll