Rama kërcënon sërish mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!
2 Dhjetor 2019, 11:38Nga DOSJA
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka sulmuar sërish mediat sot, duke marrë shëmbullin e Japonisë, që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ka marrë masa ekstreme ndaj mediave. Në një reagim në mediat sociale Rama shkruan “nos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”.
Më tej kreu i qeverisë shton se të gjitha mediat duhet të filtrojnë informacionit që publikojnë dhe kontribuojnë për të kanalizuar energjinë e solidaritetit mbarëshqiptar.
REAGIMI I PLOTË
Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!
Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!
Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së një pjese të madhe të sferës suaj!
Ky nuk është sulmi i parë që Rama po bën kundër mediave, pasi prej ditësh ka përdorur epitete të ndryshme. Vetëm dje ka tre herë mediat, në deklaratë nga Durrësi, në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe gjatë vizitës në Kamës. Numri një i qeverisë quajti median si kriminale dhe skandaloze.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Durrës- Nuk janë të pakta edhe reagimet në rrjetet sociale të ministrave të Ramës pas tërmetit të rëndë që goditi vendin më 26 nëntor.Ka qenë së fundmi ministri...
Tiranë- Një konferencë të përbashkët pos-tërmeti kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka, amabasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtar, ka treguar se çfarë ka diskutuar me kabinetin qeveritar dhe me drejtu...
Tiranë- Në një konferencë për mediet, ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka deklaruar se BE është afër Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ai ka theksuar se ekspe...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku është diskutuar rreth situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.Mbledhja ka qenë...
Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama u shpreh se sot do të takohet me presidentit Ilir Meta, për gjendjen e vendit pas tërmetit të 26...
Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qerverisë kryeministri Edi Rama publikoi listën e personave të prekur nga tërmeti, të cilët përfitojnë 1 milionë lekë të vjetra ...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se të gjithë ata persona që janë akomoduar në hotele do të vendosen në aparatamente të cilat ...
Tiranë- Në mbedhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama iu vuri edhe një ultimatum ndërtuesve, pallatet e cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti, por nuk kan...