Politike

Tërmeti/ Soreca: Kemi ofruar asistencë për Shqipërinë. Drejtuesi i Mbrojtjes Civile të BE-së: Jemi këtu, 50 inxhinierë

2 Dhjetor 2019, 09:34 Nga DOSJA
Tërmeti/ Soreca: Kemi ofruar asistencë për Shqipërinë.

Tiranë- Një konferencë të përbashkët pos-tërmeti kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka, amabasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe Drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum.

Në fjalën e tij drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum, deklaroi se ekipet ndërkombëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri, deri në vlerësimin e plotë të demeve. Ai theksoi se 50 inxhinierët të BE-së janë sot në terren.

Në fjalën e saj ministrja Xhaçka theksoi se tërmeti ishte apokaliptik, por premtoi se do të rindërtohet dhe riparohet çdo shtëpi e dëmtuar.  Ndërsa Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Soreca u shpreh se ekspertë dhe inxhinierë kanë ardhur nga BE-ja për të bërë vlerësimin e ndërtesave të prekura nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, ku pati 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara. Deri më tani në spitalin e Traumës 22 persona. 17 ndërtesa u shembën në Durrës dhe Thumanë, ndërsa mijëra të tjera janë me dëmtime.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca olta xhacka tragjedia e 26 nentorit 2019 luigi soreca olta xhacka tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll