Politike

Rama nxjerr emrat që përfitojnë 1 mln lekë pension në muaj, kryeministri: Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifi

2 Dhjetor 2019, 07:03 Nga DOSJA
Rama nxjerr emrat që përfitojnë 1 mln lekë pension në

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qerverisë kryeministri Edi Rama publikoi listën e personave të prekur nga tërmeti, të cilët përfitojnë 1 milionë lekë të vjetra në muaj pension për gjithë jetën e tyre.  Në listën e Ramës ishin përfshirë:  Lindita Cara, Albert Cara, Aleks Çupi, Albert Lala, Denisa Greku, Marjana Rexhepi, Femi Vata, Pranvera Qato.  Rama theksoi se në Shqipëri për gjendjen pas tërmetit do të ngrihet Agjencia Franceze të Zhvillimit, e cila mbështet edhe nga Presidenti i Francës, Macron.

Rama iu vuri ulitmatum ndërtuesve që të paraqiten sa më parë pranë Shtabeve të Emergjencave,për të bërë një deklaratë gadishmërie, për të marrë përsipër të gjitha dëmtimet në pallate me shpenzimet e tyre. Rama sqaroi se bëhet fjalë për pallatet që nuk kanë rrezikshmëri shembjeje, dhe nënëvizoi se ndërtuesit nuk duhet të hezitojnë, pasi më vonë do të përballen me ligjin. Ai  u shpreh se  Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit për godinat problematike.

Për të gjithë të prekurit që janë akomoduar në hotele, ai u shpreh se pas Vitit të Ri do të vendosen në aparatamente që do të merren me qera  nga shteti derisa të ndërtohen banesat e tyre. Ndërsa për banorët në zonat rurale ai u shpreh se po akomodohen në çadra.

Kreu i qeverisë u shpreh se ditën e premte do të zhvillohet një konferencë publike me inxhinerë dhe specialistë të fushës për dëmet nga tërmeti, ku sipas tij populli do të marrë informacion të vërtetë. Ai thumboi mediet duket u shprehur se nuk do të marrin informacion me prurje toksike.  Rama theksoi ndër të tjera se sot do të disktutohet edhe për buxhetin 2020 pas tërmetit të rëndë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll