Politike

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i pranishëm dhe Rama, Arta Marku e Ardi Veliu (FOTO+VD)

2 Dhjetor 2019, 07:33 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku është diskutuar rreth situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, por nga Presidenca janë bërë publike disa foto, ku shihet se i pranishëm ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili gjatë gjithë kohës ka që ndruar me kokë ulur dhe nuk ka parë në sy Metën.

Ende nuk dihen detaje se cilat kanë qenë pikat konkrete që janë diskutuar dhe vendimet që janë marrë. 

 

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte paralajmëruar nga Presidenti Meta që javën e kaluar, ndërsa vetëm dje nga Zëdhënësi Tedi Blushi u konfirmua se takimi do bëhej sot. 

Ndërkohë siç shihet dhe nga pamjet të pranishëm në këtë mbledhje kan qenë edhe kryeprokurorja Arta Marku, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako. Por vihet re mungesa e Bledi Çuçit, të ngarkuarit me punë për menaxhimin e situatës pas tërmetit. 

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare vjen 6 ditë pas tërmetit shkatërrues ku vdiqën 51 persona dhe 913 të tjetër mbetën të plagosur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat u përcollën për në banesën e fundit. Mbi 400 efektivë të Forcave të Armatosura u angazhuan që në orët e para të ngjarjes së 26 nëntorit, ku shpëtuan më shumë se 50 perona nën rrënoja. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare meta mbledh keshillin e sigurise termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare meta mbledh keshillin e sigurise termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll