Politike

Tërmeti/ Rama në mbledhjen me ministrat: Pas Vitit të Ri të gjithë të prekurit nga hotelet në apartamente, do u paguajnë

2 Dhjetor 2019, 06:47 Nga DOSJA
Tërmeti/ Rama në mbledhjen me ministrat: Pas Vitit të Ri të

Tiranë- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se të gjithë ata persona që janë akomoduar në hotele do të vendosen në aparatamente të cilat do të meren me qera nga shteti. Ai theksoi se ata do të qëndrojnë aty derisa t’u ndërtohen banesat e tyre. Ndësa për ata që janë vendosur në zonat rurale, Rama tha se po merret Ministrja e Mbrojtjes me nevojat e tyre dhe akomodimin në çadra.

“Të gjithë ata që janë në hotele, do të akomodohen në aparatamente, me qira që do të paguhen nga shteti.  Kam një merak për ata që janë në zonat rurale për nevojën për t’u garantuar cilësi maksiamle. Ministrja e Mbrojtes po merret me sistemimine  çadrave  për çdo familje. Duhet të fillojë identifikimi i apartamenteve që shteti do të marrë me qira, ku do të qëndrojnë deri kur të bëhet rindërtimi, që do të zgjasë, nuk bëhet sa hap dhe mbyll sytë. Pasi të kalojën Krishtlindjet edhe Vitin e ri në hotele si njerëz dhe në Janar të kalojnë në apartamente që të ketë minumimin jetik, jo të shtrihen përtokë në cimento, por me pajisjet e nevojshme, me dyshekë. Mendoj që brenda 2020 duhet të jenë të gjithë të sistemuar, masa e madhe që i kanë banesat e dëmtuara që mund të riparohen, ndërkohë që ata që do të rindërtohen totalisht, do të jetojnë në kushte normale deri kur të kthehen në shtëpitë e tyre, ku do të bëhen të reja ose diku tjetër. Ndërtimi i shtëpive kërokon kohë”, tha ai.

Rama shtoi më tej: “Ata në zonat e fshatrave kanë gjënë e gjallë atje, duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Sot me ministrin e Financave dhe Çuçin do të rishikojmë edhe buxhetin e shtetit. Buxheti i shtetit ka një barrë të madhe.Megjithatë unë mendoj që idetë janë të mira dhe skema që po adresohet është fituese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll