Politike

Rama ulimatum ndërtuesve: Ugjentisht deklaratën e gadishmërisë, për t’i paguar vetë godinat një për një riparimet, ku

2 Dhjetor 2019, 06:39 Nga DOSJA
Rama ulimatum ndërtuesve: Ugjentisht deklaratën e

Tiranë- Në mbedhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama iu vuri edhe një ultimatum ndërtuesve, pallatet e cilëve kanë pësuar dëme nga tërmeti, por nuk kanë rrezikshmëri shembjeve.

Rama iu bëri thirrje atyre që të paraqiten sa më parë pranë Shtabeve të Emergjencave për të bërë një deklaratë për të marrë përsipër të gjitha dëmtimet në pallate me shpenzimet e tyre. Rama iu ka theksuar që të mos hezitojnë, pasi më vonë do të përballen me ligjin.

“Ndërkohë që njësia speciale kundër korrupsionit ka filluar të përgatisë hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësi në godinat problematike, por dua të bëj një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe që sot hyjnë te godinat e dëmtuara, por jo të rrezikshme, që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse dhe të bëjnë deklaratën e gatishmërisë për t’i paguar vetë godinat një për një riparimet. Nga ato sipërfaqësore te dëmet materiale që u kanë shkaktuar njerëzve. Shumë shpejt do të jetë vonë për ta, kush do i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejt përpara drejtësisë dhe do ta cojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri.Ndërsa për katet që janë të shtuara mbi leje, duhet të regjistrohen dhe me të cilat duhet të ndërmarrim një nisëm të vecantë më pas ”, u shpreh Rama.

 

 

Rama nxjerr listën e personave të prekur që përfitojnë 1 mln lekë pension në muaj për gjithë jetën. Kryeministri iu bëri thirrje ndërtuesve që të jenë të gatshëm të marrin përsipër të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmetet në godinat që kanë ndërtuar ata. Rama: Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit. Kryeministri bëri premtimin: Pas Vitit të Ri të gjithë ata që janë në hotele do të vendosen në apartamente.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll