Politike

Tërmeti/Rama konfirmon takimin me Metën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Të mos vonohemi (VD)

2 Dhjetor 2019, 07:26 Nga DOSJA
Tërmeti/Rama konfirmon takimin me Metën në Këshillin e

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama u shpreh se  sot do të takohet me presidentit Ilir Meta, për gjendjen e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë konfirmoi se do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, i cili do të mblidhet sot nga Presidenti Meta.

“Nuk dua që të vonohemi sepse kemi edhe një takim më pas me kërkesë të zotit Ilir Meta. Në 08:30 do të jemi në atë mbledhje. Të gjithë të tjerët duhen të vijojnë me punët e tyre”, tha Rama në mbledhjen e qeverisë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet në orën 08:30 të ditës së sotme, i thirrur nga Presidenti pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit. Ky tërmet rezultoi tragjik, pasi la  pas 51 të vdekur, mbi 900 të plagpsur dhe shumë ndërtesa të shembura.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Rama nxorri listën e personave të prekur që përfitojnë 1 mln lekë pension në muaj për gjithë jetën. Kryeministri iu bëri thirrje ndërtuesve që të jenë të gatshëm të marrin përsipër të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmetet në godinat që kanë ndërtuar ata. Rama tha se Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit. Kryeministri bëri premtimin se pas Vitit të Ri të gjithë ata që janë në hotele do të vendosen në apartamente.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta rama në këshillin e sigurisë tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama ilir meta rama në këshillin e sigurisë tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll