Politike

Tërmeti/ Ambasadori Soreca: BE ka ofruar asistencë për Shqipërinë, inxhinierët janë këtu për të bërë vlerësimet

2 Dhjetor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Tërmeti/ Ambasadori Soreca: BE ka ofruar asistencë për

Tiranë- Në një konferencë për mediet, ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka deklaruar se BE është afër Shqipërisë në këto ditë të vështira. Ai ka theksuar se ekspertë, inxhinierë kanë ardhur nga BE-ja për të bërë vlerësimin e ndërtesave të prekura nga tërmeti.

“BE ka ofruar asistencë për Shqipërinë. Në Shqipëri kanë ardhur shumë ekspertë nga vende të ndryshme të botës. Duhet të falënderoj edhe disa shtete që kanë sjellë ekipet e kërkim-shpëtimit. Kësaj situate do i bëhet një ekspertizë ndërkombëtare. Jemi mirënjohës për të gjitha këto shtete që kanë ndihmuar. Dhimbja juaj është dhimbja jonë. BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar. Ka histori që të thyejnë zemrën, shumë familje janë pa banesa. Inxhinierët e BE-së janë këtu për vlerësimin e ndërtesave.”, është shprehur Luigi Soreca në konferencën ku ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

 

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, ku pati 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe mijëra ndërtesa të dëmtuara. Deri më tani në spitalin e Traumës 22 persona. 17 ndërtesa u shembën në Durrës dhe Thumanë, ndërsa mijëra të tjera janë me dëmtime.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luigi soreca tragjedia e 26 nentorit 2019 luigi soreca tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll