Politike

Rama thumbon mediet: Të premten konferencë nga inxhinierët për të shpjeguar dëmet, aty do ketë informacion të vërtetë

2 Dhjetor 2019, 06:31 Nga DOSJA
Rama thumbon mediet: Të premten konferencë nga inxhinierët

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të premten do të ketë një konferencë me specialistët e fushës, inxhinierët për të shpjeguar ku duhet të ketë kujdes dhe si duhet të veprohet me banesat e prekura.

“Edhe e treta në kuadrin e shpërndarjes së ndihmave kemi goxha gatishmëri dhe solidaritet në shumë vende. Në të gjitha kontaktet që kam pasur edhe dje nga grupet e ekspertëve inxhinierë, mbresat nga skuadrat tona janë jashtëzakonisht pozitive. Grupet e terrenit vijojnë punën, të tjera erdhën dje dhe të tjera pritet që të vijnë për t’u dhënë njerëzve garanci për shumicën dërrumuese të rasteve. Kemi nisur përgatitjet për një konferencë publike ditën e premte. Dua ta dëgjojnë të gjithë njerëzit që duan informacion të sigurt dhe të vërtetë dhe ajo ata të kanaleve mediatike që vijnë me prurje toksike. Ditën e premte përfaqësues të grupeve të ekspertimit të godinave do të paraqesin për publikun informacion dhe raste konkrete, tipologji për të shpjeguar se nga cfarë duhet të kihet shqetësim dhe nga cfarë jo. Mediat të adresojnë pyetjet te këto grupe në terren, ti kërkojnë dhe ti pyesin”, u shpreh Rama.

Rama nxjerr listën e personave të prekur që përfitojnë 1 mln lekë pension në muaj për gjithë jetën.Kryeministri iu bëri thirrje ndërtuesve që të jenë të gatshëm të marrin përsipër të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmetet në godinat që kanë ndërtuar ata. Rama: Njësia Speciale kundër Korrupsionit po identifikon përgjegjësit. Kryeministri bëri premtimin: Pas Vitit të Ri të gjithë ata që janë në hotele do të vendosen në apartamente.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll