Politike

Komisioni Hetimor për TIMS/ Dëshmojnë sot Balla, Muça dhe Rrumbullaku, mbledhja mbahet me dyer të mbyllura

Mësohet se i pari që po dëshmon në mbledhjen me dyer të mbyllura është ministri Balla, i cili ka deklaruar se ka informacione të klasifikuara.

4 Qershor 2024, 15:41 Nga B.Z
Komisioni Hetimor për TIMS/ Dëshmojnë sot Balla, Muça dhe
Komisioni Hetimor

TIRANË - Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për të dhënat TIMS. Ditën e sotme janë thirrur për të dëshmuar ministri i Brendshëm Taulant Balla, ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit Ervin Muça dhe drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku. 

Mësohet se kryetari i Komisionit, Ervin Salianji propozoi që kur Balla, Muça dhe Rrumbullaku të merren në pyetje mbledhja të bëhej me dyer të hapura, por kjo kërkesë është rrëzuar nga anëtarët e mazhorancës. Mësohet se i pari që po dëshmon në mbledhjen me dyer të mbyllura është Ministri Balla, i cili ka deklaruar se ka informacione të klasifikuara.

tims tau

Sondazh

Poll