Politike

Dorëhiqet Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi, pritet të bëhet zv/minister i Energjisë dhe Infrastrukturës

Mësohet se dorëheqja është dorëzuar gjatë paradites së sotme, ndërkohë që bëhet me dije se Ceno do të marrë një detyrë tjetër. 

4 Qershor 2024, 15:35 Nga I.A
Dorëhiqet Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi, pritet të bëhet
Ceno Klosi

TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Ceno Klosi është dorëhequr nga detyra që mban. Mësohet se dorëheqja është dorëzuar gjatë paradites së sotme, ndërkohë që bëhet me dije se Ceno do të marrë një detyrë tjetër. 

Pritet që Ceno të marrë pozicionin e zv/Ministrit në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës në ditët në vijim. Ndërkohë që postin e tij aktualisht pritet që ta marrë nën drejtoresha aktuale e tatimeve, Elidjana Çelaj.

ceno klosi elidjana Çelaj

Sondazh

Poll