Politike

Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një shfaqje të shëmtuar 

Por shtoi se e gjithë kjo shfaqje ishte e projektuar nga opozita shqiptare.   

4 Qershor 2024, 14:04 Nga I.A
Reportazhi i RAI3/ Rama: E kishin me Italinë, por RAI 3 dha një
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Me anë të një video-mesazhi Rama theksoi se gazetarët italian nuk e kishin me Shqipërinë reportazhin, por dëmi iu bë vendit tonë. Po ashtu gjatë fjalës së tij theksoi se, RAI3 dha një shfaqje të shëmtuar dhe të neveritshme. Por shtoi se e gjithë kjo shfaqje ishte e projektuar nga opozita shqiptare.   

"Ata e kishin me qeverinë e tyre dhe deri këtu janë në të drejtën e tyre të shenjtë. Por ama kur pastaj fusin në valle edhe qeverinë tonë, duke marrë autobote me llum nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike këtu në Tiranë, për të thënë se marrëveshja e qeverisë së Italisë me qeverinë e Shqipërisë është jo vetëm e keqe, po edhe është bërë me një narkoshtet, me një qeveri ku shumë anëtarë të saj na qenkan të dënuar dhe të lidhur me mafian, ata shkelin, jo vetëm mbi të vërtetën, po edhe mbi nderin e mbi dinjitetin tonë shtetëror dhe kombëtar. Bashkëpunimi me një grusht shqiptarësh që ju i njihni shumë mirë, s’kanë atdhe, s’kanë fe, s’kanë din e as iman, që jo nuk e bindin dot popullin këtu, megjithëse shajnë e shpifin ditë-natë prej vitesh të tëra, po vetëm humbasin e diskreditohen përditë në sytë e tij, RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative.

U përdorën si  heronj të këtyre shfaqjeve figura të errëta, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare për tërë të zezat, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuar nga Vetingu në sistemin e drejtësisë. U mor edhe ndonjë  opinionist, veteran i luftës me gjysmë të vërteta kundër meje e qeverisë sonë qysh se s’mbahet mend e ku di unë kush tjetër, ndërkohë që u trajtuan si personazhe negativë të shfaqjes, drri tek personalitete të politikës e të kulturës italiane apo lloj-lloj individësh të njohur e të panjohur në Shqipëri, duke hedhur baltë akuzash e dyshimesh, pa asnjë lloj fakti," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll