Politike

Protesta e opozitës, Kalaja: Kujtoni se do të na trembni me gaz lotsjellës! Nuk tërhiqemi para asgjëje

Ajo më tej shtoi se protetuesit nuk kanë asnjë lloj problemi as me gazin lotsjellës që e importon qeveria nga Serbia e vëllait Vuçiç, as nga tymi dhe as nga dhuna e policisë. Ajo theksoi se nuk tremben dhe se nuk do të tërhiqen para asgjëje.

4 Qershor 2024, 12:20 Nga N.F
Protesta e opozitës, Kalaja: Kujtoni se do të na trembni me gaz
Kalaja

TIRANË-  Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e radhës të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjlës së saj Kalaja u bëri thirrje drejtuesvë të policisë që të largojnë efektivët që dhunojnë protestuesit.

Ajo më tej shtoi se protetuesit nuk kanë asnjë lloj problemi as me gazin lotsjellës që e importon qeveria nga Serbia e vëllait Vuçiç, as nga tymi dhe as nga dhuna e policisë. Ajo theksoi se nuk tremben dhe se nuk do të tërhiqen para asgjëje.

“Sot një bandit i veshur fatkeqësisht me uniformën e Policisë goditi protestuesit paqesorë. Unë në fakt e dini që ai kam me shumë pasion ato kallëzimet. Sot zotohem që ai bastard do të shkojë për ndjekje penale.

I bëj thirrje Rrumbullakut, Vocajt, sepse atë banditim me emrin Taulant Balla nuk e njoh. I bëj thirrje edhe shefit të komisariatit nr. 1, urgjent largoni policin që dhunoi protestuesit, urgjent! Mos provokoni protestuesit! AMP-ja të fillojë menjëherë procedim disiplinor për këtë bandit, që provokon me pa të drejtë!

Ju banditë duhet ta dini që ne nuk kemi asnjë lloj problemi as me gazin tuaj lotsjellës që e importoni nga Serbia e vëllait Vuçiç, as nga tymi, asa nga flakët, as nga dhuna juaj! Çfarë kujtoni ju, se do të na drejtoni gazin lotsjellës dhe do të na trembni?! Këta janë ata njerëz që nuk u trembën, që nuk tërhiqen para asgjëje," tha ai.

adriana kalaja protesta para bashkise se tiranes

Sondazh

Poll