Politike

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët këtë e quajtën kurojo të madhe

Po ashtu Rama theksoi se kush do që hedh baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët do të marrë përgjigjen e merituar kurdoherë.

4 Qershor 2024, 14:14 Nga I.A

Reportazhi i RAI3/ Rama: Nuk iu shmanga ballafaqimit, gazetarët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pjesën e dytë të reportazhit të RAI3 mbi krimin në Shqipëri. Gjatë një video-mesazhi në Facebook, Rama tha se ai para gazetarëve të RAI 3 nuk u shmang, por e kërkoi vetë ballafaqimin. Ndërkohë që sipas tij, gazetarët italian e vlerësuan këtë dhe e konsideruan si një kurajo të Ramës. Po ashtu Rama theksoi se kush do që hedh baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët do të marrë përgjigjen e merituar kurdoherë.

"Po për mua cenimi me gjysmë të vërteta i Shqipërisë në gjuhë të huaj, nga cilidoqoftë e sidomos nga vendet fqinje, ku jeton edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve të Europës, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pikë. Kush e bën, duhet ta mësojë se koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha që bënin te fortin me të dobëtit këtu brenda dhe te menderosurin para të huajve, ka vdekur. U habiten gazetarët e Reportit dhe e thanë që unë jo nuk i ika asnjë pyetjeje, po e kërkova vetë, publikisht ballafaqimin me ta. Thanë që këtë politikanët e tyre nuk e bëjnë dhe e quajtën madje kurajë të madhe, po ne fakt e imja s’është kurajë, është krenari për Shqipërinë dhe për emrin shqiptar.

Shqiptarët e Italisë, Greqisë e kudo tjetër, nuk kanë për të qenë kurrë vetëm sa të jem unë këtu, përballë asnjë cenimi të emrit shqiptar. Kane vuajtur boll për ta ngritur kokën dhe as ata, as Shqipëria nuk e ulin më kokën. Ne e dimë më mirë se kushdo plagët, problemet, të metat e dobësitë që kemi dhe që i luftojmë përditë me to. Po kush hedh baltë mbi Shqipërinë e mbi shtetin shqiptar, duke na treguar edhe me gisht siç bënin dikur që s’u linin kusur shqiptarëve, duhet e do ta  marrë kurdoherë përgjigjen tonë. Me punë patjetër po dhe me fjalë, sa herë që është nevoja. Me vepra dhe me krenari sa herë që ne flasim për Shqipërinë. Ata thanë që nuk e kishin me Shqipërinë e me popullin shqiptar. Po ama dëmin ia bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e të gjithë audiencës së tyre italiane dhe nëse nuk ishin nisur me këtë mendim, këtë bënë," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll