Politike

"Integrimi"/ "Rama i lidhur me krimin dhe mafian", Çollaku për akuzajt e Ahmetajt: SPAK t'i hetojë këto deklarata, po rrezikojnë rrugën e Shqipërisë në BE

4 Qershor 2024, 12:22 Nga r.ll
"Integrimi"/ "Rama i lidhur me krimin dhe mafian",
majlinda dhuka

TIRANË- Në mbledhjen e Komisionit të Integrimit, ku po zhvillohej një seancë dëgjimore me kryenegociatoren Majlinda Dhuka, është bërë temë diskutimi intervista e Arben Ahmetajt për televizionin italian Rai3. Ahmetaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar dhe mafian.

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku kërkoi që SPAK e prokuroria të hetojnë dhe të vërtetojnë këto deklarata, pasi po rrezikojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

PJESË NGA DISKUTIMI NË KOMISION:

Çollaku: Sa e ndihmojnë qeverinë shqiptare akuzat e ish zv/ kryeministrit karshi kryeministrit për lidhje me mafian dhe krimin e organizuar dhe trafiqet ndërkombëtare të drogës?

Dhuka: Kjo nuk është një cështje e lidhur drejtëpërdrejtë me cështjet e integrimit dhe do të kërkoja mirëkuptimin tuaj për të mos u shprehur.

Çollaku: Akuzat e Ahmetaj për kryeministrin janë pengesa kryesore që Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e BE.  Unë e vlerësoj etikisht heshtjen tuaj për këtë pyetje,por akuzat e një ish-zv kryeministri karshi kryeminsitrit për lidhje me krimin e organizuar është një mospërgjigje që Shqipëria nuk ja jep dot kërkesës kryesore për integrim dhe vendeve aleate. Vendi anëtar i BE-së me një kryeministër që akuzohet nga zëvendësi i tij e ka të pamundur të jetë anëtare e familjes europiane. Pyetja ime ishte nëse kjo e pengon apo Shqipërinë.

Klosi i përgjigjet Çollakut: Kemi ngritur institucionet e reja të drejtësisë. Ne e kemi deklaruar që nuk kemi asnjë koment për çështje të drejtëisë. Mos sillni debate të politikës së ditës

Gjonaj: Kolegu Çollaku të mos ngrejë pyetje të bazuara mbi fjalë gazetash në këtë komision. Ky komision meriton që ti përmbahemi pyetjeve që lidhen me qeverinë dhe kryeministrin por kur janë fakte reale.

Çollaku: Zoti Klosi vetë ministrja tha se 144 pika lidhen me krimin dhe korrupsionin në çështjet e integrimit. Unë nuk jam prokuror dhe hetues, por mos më thoni që është pa pabazë sepse kemi parë ish -kolegun tuaj se akuzon kryeministrin që ka parë në zyrën e tij njërëz që të lidhur me krimin. Është detyra e prokurisë dhe SPAK ta vërtetojë nëse është e vërtë të marrë të pandehur kryeministri. Në rast se shpif ish-zv/kryeministri të shtohen akuzat ndaj tij.

Ahmetaj për Report në Rai3

Mbrëmjen e 1 qershorit është transmetuar puntata e radhës e reportazhit për Shqipërinë nga emisioni investigativ “Report” në RAI 3. Gazetari Giorgio Mottola arriti të intervistonte ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj i cili sipas tij ndodhet në Zvicër pas mandatit të arrestit ndërkombëtar, për të cilin thotë se ka qenë pjesë e rrethit shumë të ngushtë të kryeministrit Edi Rama. Ish-numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj thotë se ka qenë i vetmi që ka ngritur në mbledhjen e qeverisë problemin e kanabizimit të vendit, por sipas tij, Edi Rama iu përgjigj se kjo po ndihmonte ekonominë e vendit. Akuza të forta ka ngritur edhe kryeministrin dhe lidhjet që Ahmetaj pretendon se Rama ka me krimin e organizuar. Ish-ministri u shpreh se grupet kriminale përmes ndërtimit pastrojnë paratë e tyre në Shqipëri.

komisioni i integrimit kreshnik çollaku arben ahmetaj

Sondazh

Poll