Politike

Deklaratat e Ramës për investigimin e RAI3, reagon Bardhi: Vetëm një mafioz si ai mund të mbrojë krimin e organizuar

Bardhi thotë se vetëm një mafioz si Rama e mbron krimin e organizuar. Ai shton ndër të tjera se Rama dhe vartësit e tij nuk janë imazhi që duhet të përfaqësojë Shqipërinë dhe shqiptarët.

4 Qershor 2024, 15:11 Nga B.Z
Deklaratat e Ramës për investigimin e RAI3, reagon Bardhi: Vetëm
Gazmend Bardhi, Edi Rama

TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama lidhur me investigimin e emisionit "Report" të RAI 3 i cili e cilësonte Shqipërinë një "narko-shtet".

Edhe pse emisioni Report nxori fakte mbi korrupsionin dhe njerëzit e inkriminuar në shtet, Rama deklaroi mesditën e kësaj të marte përmes një video mesazhi se ky është një sulm, për shkak të zhvillimit të vendit tonë.

Fill pas këtyre deklaratave ka ardhur dhe reagimi i Bardhit i cili thotë se vetëm një mafioz si Rama e mbron krimin e organizuar. Ai shton ndër të tjera se Rama dhe vartësit e tij nuk janë imazhi që duhet të përfaqësojë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me ‘atdhedashuri’ që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.

Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të Rai 3.

gazmend bardhi e

Sondazh

Poll