Politike

Berisha publikon shifrat e Eurostat: Nga viti 2014 deri në vitin 2022 kanë ikur nga Shqipëria më shumë se 1 mln shqiptarë

Sipas tij, referuar disa shifrave nga Eurostati dhe Britania e Madhe, kanë kërkuar azil politik në BE, 191.670 qytetarë shqiptarë.

2 Qershor 2024, 21:49 Nga r.ll
Berisha publikon shifrat e Eurostat: Nga viti 2014 deri në vitin 2022
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij ka komentuar largimet e shqiptarëve nga vendi. Sipas tij, referuar disa shifrave nga Eurostati dhe Britania e Madhe, kanë kërkuar azil politik në BE, 191.670 qytetarë shqiptarë.

"Se gjenden në ilegalitet të paregjistruar në hapësirën e Shengenit, 311.650 shqiptarë. Se janë sistemuar gjatë këtyre viteve në punëra dhe regjistruar, përveç këtyre 487.225 shqiptarë. Dhe se, në Mbretërinë e Bashkuar vetëm gjatë vitit 2022 emigruan nga Shqipëria, 40 mijë shqiptarë. Të gjithë këta tejkalojnë mbi 1 milionë shqiptarë. Tejkalojnë rreth 35% e shqiptarëve kanë emigruar nga 2014 në 2022.", u shpreh Berisha

PJESË NGA FJALA E BERISHËS

Tani më lejoni tu lexoj shqiptarëve, para jush shifrën e saktë të dhënë nga Eurostati dhe statistika e Britanisë së Madhe për emigrantët shqiptarë, shtetasit shqiptarë të larguar nga viti 2014-2022. Këto të dhëna tregojnë se, kanë kërkuar azil politik në BE, 191.670 qytetarë shqiptarë.

Se gjenden në ilegalitet të paregjistruar në hapësirën e Shengenit, 311.650 shqiptarë. Se janë sistemuar gjatë këtyre viteve në punëra dhe regjistruar, përveç këtyre 487.225 shqiptarë. Dhe se, në Mbretërinë e Bashkuar vetëm gjatë vitit 2022 emigruan nga Shqipëria, 40 mijë shqiptarë. Të gjithë këta tejkalojnë mbi 1 milionë shqiptarë. Tejkalojnë rreth 35% e shqiptarëve kanë emigruar nga 2014 në 2022.

Nuk janë këtu të regjistruar shqiptarët e larguar për në Kanada, SHBA, Norvegji, Lindje e Mesme dhe vende të tjera. Ky është apokalipsi shqiptar siç do ta quante një mik anglez këtë situatë të Shqipërisë. Shkova thotë, gjeta klasat pa nxënës, ose me 4-5 nxënës. Gjeta klasat ku mësonin anglisht dhe përgjigjeshin se po mësojmë se do ikim në Angli.

Pra këto janë shifrat dhe ja pse Edi Rama fsheh censusin. Miqtë e mi! Vetëm 3 mujorin e parë të vitit 2024, Shqipëria pati 5056 lindje, kundrejt 5537 vdekje. Pati 481 vdekje më shumë se të lindur. Në këtë shok demografik, në këtë goditje demografike, kryesojnë qytetet e Vlorës, me 21 % më pak lindje se tremujorin e parë 2023. Pas Vlorës, vjen Berati me 19 % më pak se tremujorin e parë 2023.

sali berisha

Sondazh

Poll