Politike

"Dëgjoni e gjykoni vetë, nesër flasim, këtu jemi", intervista sonte për Rai 3, i përqafuar me gazetarin italian, Rama: Giorgia, shënjestra kryesore e emisionit

Rama e ka shoqëruar postimin me një foto ku shihet i përqafuar me gazetarin italian dhe shkuan në fund të fjalëve të tij se Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, është shenjestra kryesore e emisionit Report të Rai 3.

2 Qershor 2024, 15:47 Nga M.B
"Dëgjoni e gjykoni vetë, nesër flasim, këtu jemi",
Gazetari italian dhe Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije me anë të një postimi në Facebook se sonte në emisionin Report të Rai 3, do të transmetohet një episod i dytë dedikuar Shqipërisë ku nuk do të mungojë dhe fjala e tij me anë të intervistës. Rama e ka shoqëruar postimin me një foto ku shihet i përqafuar me gazetarin italian dhe shkruan në fund të fjalëve të tij se Giorgia Meloni, kryeministrja italiane, është shenjestra kryesore e emisionit Report të Rai 3.

Ndër të tjera, Rama shkruan se emisioni bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan, sipas tij, prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së emigrantëve në Shëngjin. Ai shton se kjo u përzie me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. 

Rama shton se drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës së tij publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së Rai 3. Ai thotë se ata ranë dakort që përveç copave të intervistës së bërë në zyrë, të cilat, sipas Ramës, ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana), intervista e pacensuruar, shton kryeministri, do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe në faqen e tij.

Postimi i plotë i Ramës:

“VOGLIO BENE A GIORGIO MA VOGLIO DI PIU A LA VERITA”*
SONTE 20:00

“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.

Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë
*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”

 

report edi rama

Sondazh

Poll