2 Qershor 2024, 13:20
Nga M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministri Edi Rama pritet të shfaqet mbrëmjen e sotme në ekranin e Rai 3, në emisionin Report në një intervistë ekskluzive për ta. Kjo intervistë vjen pas akuzave të ndërjsella të bëra në distancë që pas publikimit të reportazhit të parë.
Mediat italiane shkruajnë se emisioni Report e ka vijuar hulumtimin edhe në këtë episod të dytë në vendin tonë. Sipas tyre, hulumtimi i emisionit Report konsiston në mbledhjen e provave dhe dëshmive të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat, sipas Report, kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.
Artikulli i plotë:
Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, kryeministri shqiptar Edi Rama jep për herë të parë një intervistë për Report. Pas hetimeve të mëparshme për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, emisioni Report u kritikua ashpër nga dy kryeministra: ajo italiane Giorgia Meloni dhe ai shqiptar Edi Rama. Pavarësisht kësaj, rrugëtimi ynë vazhdon në anën tjetër të Adriatikut ku kemi mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.
Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer edhe në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Reporti zbulon sesi një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë, duke arritur rezultate të shkëlqyera. Rezultat për të cilin deri tani misioni italian që zbarkoi në Shqipëri për ndërtimin e qendrave që do të presë emigrantët nuk mund të mburret.
Fillimi i aktiviteteve ishte planifikuar për datën 20 maj, por nga sa zbuluam duke vizituar kantieret, nuk do të flasim deri në nëntor. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë. Kështu kanë nisur të dalin emrat e kompanive të përfshira në hetime për korrupsion dhe manipulime të ofertave ose të lidhura me hetimin e Mafisë së Kapitalit. Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë për herë të parë një intervistë për Report.
report edi rama
Politike
2 Qershor 2024, 12:39
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Mediat italiane vijonë të shkruajnë referuar çështjes së marrëveshjes së dy shteteve...
Politike
2 Qershor 2024, 11:49
M.B
Arben Ahmetaj
ITALIA- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj duket se ka refuzuar të heshtë ndonëse në arrati. Teksa audienca m...
Politike
1 Qershor 2024, 22:54
B.Z
Erion Braçe
TIRANË - Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka denoncuar këtë të shtunë se Bashkia Lushnje ...
Politike
1 Qershor 2024, 22:45
B.Z
Albana Vokshi
TIRANË - Deputetja demokrate Albana Vokshi, ka njoftuar ndarjen nga jeta të babai të saj mbrëmjen e kësaj të sh...
Politike
1 Qershor 2024, 22:09
B.Z
Edi Rama, Linda Rama, Armand Duka
TIRANË - Po mbahet këtë të shtunë në “Wembley” në Londër, finalja e C...
Politike
1 Qershor 2024, 21:48
B.Z
Jamarbër Malltezi
TIRANË - Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas dis...
Politike
1 Qershor 2024, 20:45
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar këtë të shtunë se për rastin e dhunimit të avokatit S...
Politike
1 Qershor 2024, 20:40
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Ish kryeministri, Sali Berisha ka sjellë sërish në vëmendje dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ngjarje ...
Politike
1 Qershor 2024, 20:33
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Shqipëria është vendi me të ardhurat m...
Politike
1 Qershor 2024, 20:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha është ndaluar këtë të shtunë te rritja e çmimeve në ve...