2 Qershor 2024, 21:05
Nga r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në intervistën për gazetarin italian etë Rai3, Giorgio Mottola e ka konsideruar "të neveritshme" përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Ramës në emisionin investigativ "Report".
Rama tha se vëllai i tij po akuzohet vetëm për shkakun se është vëllai i tij. Ndërsa gazetari i rikujtoi hapjen e hetimeve për dosjen e "Xibrakës" për të cilën Olsi dyshohet se ka lidhje, Rama tha se i vëllai ka nfritur padi për shpifje dhe se çështja i duhet lënë në dorë drejtësisë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama...
Edi Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar… I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.
Pyetje: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.
Edi Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.
giorgio mottola edi rama per rai3
Politike
2 Qershor 2024, 20:49
r.ll
edi rama
TIRANË- Kullat e ngritura në Tiranë dhe nga kush financohet ndërtimi i tyre, ishte një ndër pyetjet që iu nd&eu...
Politike
2 Qershor 2024, 20:43
r.ll
TIRANË- Në intervistën për gazetarin italian të Rai 3, Giorgio Mottola, kryeministri Edi Rama u pyet nëse i ka kërkuar Koso...
Politike
2 Qershor 2024, 20:28
r.ll
intervista
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në intervistën për gazetarin italian, Giorgio Mottola ka komentuar deklaratat e ish-numrit dy ...
Politike
2 Qershor 2024, 20:04
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistër për gazetarin Giorgio Mottola të televizionit italian Ra...
Politike
2 Qershor 2024, 19:05
r.ll
kompania
TIRANË- Qeveria shqiptare do të kontraktojë kompaninë amerikane të konsulencës Boston Consulting Group si këshi...
Politike
2 Qershor 2024, 15:47
M.B
Gazetari italian dhe Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije me anë të një postimi në Facebook se sonte në...
Politike
2 Qershor 2024, 15:36
r.ll
edi rama, giorgia meloni
ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë fjalimit të saj në një takim elektoral ka fal...
Politike
2 Qershor 2024, 13:20
M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALIA- Kryeministri Edi Rama pritet të shfaqet mbrëmjen e sotme në ekranin e Rai 3, në emisionin Report n&...
Politike
2 Qershor 2024, 12:39
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Mediat italiane vijonë të shkruajnë referuar çështjes së marrëveshjes së dy shteteve...
Politike
2 Qershor 2024, 11:49
M.B
Arben Ahmetaj
ITALIA- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj duket se ka refuzuar të heshtë ndonëse në arrati. Teksa audienca m...