Politike

Çështja "Becchetti" dhe pagesa 130 mln euro/ Rama për Rai 3: Zotëria është kriminel i dënuar me 17 vjet burg, jemi në proces gjyqësor akoma

Rama u pyet nëse i ka kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera për pritjen e emigrantëve. Kryeministri e mohoi ndërsa tha se janë vende të tjera ato që ja kanë kërkuar Kosovës këtë. 

2 Qershor 2024, 20:43 Nga r.ll

Çështja "Becchetti" dhe pagesa 130 mln euro/ Rama për

TIRANË- Në intervistën për gazetarin italian të Rai 3, Giorgio Mottola, kryeministri Edi Rama u pyet nëse i ka kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera për pritjen e emigrantëve. Kryeministri e mohoi ndërsa tha se janë vende të tjera ato që ja kanë kërkuar Kosovës këtë. 

Kryeministri u pyet edhe për çështjen "Becchetti" dhe për pagesën 130 milionë euro që shteti shqiptar duhet t'i paguajë Francesco Becchettit. Në përgjigjen e tij, Rama e cilësoi atë si "një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj". Ndërsa për pagesën e milionave euro, Rama tha se janë akoma në proces gjyqësor dhe se historia ende nuk është mbyllur.

Pjesë nga intervista

Pyetje: Shqipëria do të pranojë qendra të tjera?

Edi Rama: Shqipëria e ka bërë këtë – dhe do doja të ishte e qartë – jo pse ishte hera e parë që merrte një kërkesë të tillë. Kemi marrë të njëjtat kërkesa nga vende të tjera dhe i kemi refuzuar, sepse ishin të pakuptimta. Një gjë është të jesh vend fqinj, me historinë e përbashkët që kemi. Italia është Shqipëria dhe Shqipëria është Italia, në mënyrën se si i shoh unë gjërat dhe në frymën e dy popujve tanë. Por, të presësh këtu njerëz të shkretë që i sjellin nga Anglia, nuk është diçka që bëhet. Duhet të krijohen sinergji të një tjetër lloji. Pra, jo. Kurrë.

Pyetje: Ju i keni kërkuar Kosovës të hapë qendra të tjera?

Edi Rama: Unë?

Pyetje: Po, qendra për migrantët, Ka një diskutim të tillë?

Edi Rama: Jo. Pse duhet t’ia kërkoj? Jo.

Pyetje: Nuk është diskutuar asnjëherë kjo?

Edi Rama: Nuk e di. Ndoshta e kanë kërkuar të tjerë. Më duket se patën bërë një marrëveshje me Danimarkën, po nuk di si ka vajtur.

Pyetje: Ah, Danimarka donte të ngrinte qendra për migrantët në Kosovë?

Edi Rama: Më duket se ka pasur një diskutim të tillë, po.

Pyetje: Dëgjoni, Bechetti… Bechetti mbeti keq. E di, thoni që nuk e njihni.

Edi Rama: Bechetti është pika juaj e dobët, e di.

Pyetje: E imja? Jo.

Edi Rama: E keni dobësi.

Pyetje: Report ka bërë një emision mjaft të ashpër për Bechettin.

Edi Rama: Atëherë, zotëria është një kriminel, i dënuar me 17 vjet burg në bazë të ligjit shqiptar për afera të pista, pastrim parash, etj. kaq.

Pyetje: Por një gjykatë ndërkombëtare ju ka dënuar t’i paguani 130 milionë euro. Pse nuk e zbatoni këtë vendim?

Edi Rama: Sepse kjo historia ende nuk ka mbaruar. Jemi në një proces gjyqësor në Belgjikë dhe kush mendon se kjo histori është mbyllur, besoj se do t’i duhet të rimendohet.

edi ram per rai3 francesco beccheti

Sondazh

Poll