Politike

D'Alema me shoqëri lobimi në Shqipëri? Rama për Rai3: Nuk kam folur për tregti me të, është i lirë të bëjë çfarë të dojë

Teksa gazetari tha se D'Alema ka ngritur shoqëri lobimi në Shqipëri, Rama pretendoi se nuk ka biseduar asnjeherë për tregti me të.

2 Qershor 2024, 21:33 Nga DOSJA
D'Alema me shoqëri lobimi në Shqipëri? Rama për Rai3:
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetari italian Giorgio Mottola, edhe për marrëdhënien e tij me Massimo D'Alema-n. 

Teksa gazetari tha se D'Alema ka ngritur shoqëri lobimi në Shqipëri, Rama pretendoi se nuk ka biseduar asnjeherë për tregti me të. Më tej shtoi se ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. 

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Dëgjoni, ju keni një raport të shkëlqyer me Giorgia Melonin. Keni pasur marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë kryeministrat, veçanërisht me Massimo D’Alema-n.

Rama: Po.
 
Gazetari: Massimo D’Alema, është një këshillues i juaji, ju e keni emëruar këshilltar.
 
Rama: Jo, nuk e kam emëruar këshilltar, sepse nuk do ia lejoja vetes ta emëroja këshilltar. Ai është një mentor.
 
Gazetari: Ah, është mentor.
 
Rama: Po. Është njëri prej shtetarëve më të mëdhenj, sipas meje, pas Luftës së Ftohtë dhe është një prej mendjeve më të bukura që kam takuar në jetë. Të gëzosh miqësinë e tij, është, për mua, një medalje e madhe nderi.
 
Gazetari: Edhe D’Alema ka ardhur në Shqipëri për të bërë tregti.
 
Rama: Çfarë tregtie? Çfarë ka bërë.
 
Gazetari:  Ka ngritur një shoqëri lobimi.
 
Rama: Po ç’tregti?!
 
Gazetari: AEI
 
Rama: E pabesueshme! Kurrë nuk kam folur për tregti me Massimo D’Aleman. Kam folur gjithnjë për politikën, kam folur gjithnjë për Shqipërinë, kam folur gjithnjë për... Pastaj, ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë. Epo t’i paraqesësh gjithmonë këto gjëra kështu!
 
Gazetari: Po ka themeluar një shoqëri lobimi. D’Alema ka një shoqëri lobimi në Itali dhe ka themeluar edhe këtu një. AEI quhet.
 
Rama: AEI
 
Gazetari: AEI quhet.
 
Rama: Unë di që ai punon për Ernst & Young në Itali.
 
Gazetari: Ka një shoqëri lobimi edhe në Itali.
 
Rama: Dhe nuk është shoqëri lobimi.
 
Gazetari: Jo, ai ka një shoqëri lobimi të tijën në Itali.
 
Rama: Nuk jam në dijeni të ndonjë shoqërie lobimi, por do t’ju kërkoja ta lini jashtë Massimo D’Alema-n nga ky not në baltë që po bëjmë së bashku.

Gazetari: Nuk është not në baltë, sepse një ish-ortak i tiji, Consulcesi.
 
Rama: Kush është?
 
Gazetari: Consulcesi, që ka hapur një shoqëri trajnimesh.
 
Rama: Ish-ortak i kujt?
 
Gazetari: I D’Alema-s
 
Rama: Po, unë nuk e di...
 
Gazetari: Massimo Tortorella. Ju keni marrë pjesë në vitin 2019 bashkë me D’Alema-n në përurimin e kësaj shoqërie, të këtij filiali në Tiranë, i cili, edhe në Itali, ka treqind-katërqind punonjës.
 
Rama: E pastaj?
 
Gazetari: Në atë rast, Ministrja e Shëndetësisë shpalli të detyrueshëm formimin profesional për mjekët, në mënyrë që të ushtrojnë profesionin.
 
Rama: E pabesueshme! E pabesueshme!
 
Gazetari: Pse?
 
Rama: E pabesueshme! Ne duam, kemi dashur të shfrytëzojmë një ekselencë italiane, për të kryer një proces aftësimi, të themi, të rritjes së aftësive në sektorin tonë shëndetësor dhe kjo kthehet në një problem?
 
Gazetari: Jo, nuk është problem. Është thjesht një rrethanë që më bën kureshtar, që ish-ortaku i Massimo D’Alema-s hap një shoqëri këtu dhe kjo shoqëri, në momentin që hapet, ka një vendim që e favorizon njëfarësoj, edhe në raport me subjekte të tjera….
 
Rama: Po pastaj çfarë ndodhi?
 
Gazetari: Nuk e di, për këtë po ju pyes.
 
Rama: Më vjen keq, po nuk ndodhi asgjë. Më vjen keq, duhej të ndodhte, po ja që nuk ndodhi.

edi rama per rai3 massimo d\'alema giorgio mottola

Sondazh

Poll