Politike

"Emigrantët"/ Meloni në takimin elektoral: Le t’i japim një përqafim Ramës, u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë

Në një aktivitet të Fratelli d’ Italia dje në Romë, Meloni tha se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj.

2 Qershor 2024, 15:36 Nga r.ll
"Emigrantët"/ Meloni në takimin elektoral: Le t’i
edi rama, giorgia meloni

ITALI- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, gjatë fjalimit të saj në një takim elektoral ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për nënshkrimin mes tyre të marrëveshjes për pritjen e refugjatëve. 

Në një aktivitet të Fratelli d’ Italia dje në Romë, Meloni tha se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj. Ajo shtoi se Rama është "masakruar" vetëm sepse i shtriu dorën Italisë.

“Të dëshpëruar u munduan të na përshkruajnë si qeveri cinike dhe çnjerëzore, që kënaqej duke pare barka me emigrantë tek përmbyseshin pak metra prej brigjeve italiane. Veçse keto varka nuk përmbysen prej qeverisë sonë. Por për faj të kriminelëve pa skrupuj që ata bëjnë sikur s’i shohin ndërsa ne i luftojmë. E kuptojnë italianët dhe në Europë, ku Italia ka ndryshuar qasjen ndaj emigrantëve duke ndjekur marrëveshje me vendet e Afrikës veriore dhe duke propozuar zgjidhje inovatore si ajo Itali- Shqipëri. I dërgojmë një përqafim kryeministrit socialist shqiptar Edi Rama, të cilin po e “masakrojnë” vetëm se u përpoq të ndihmonte Italinë“-u shpreh kryeministrja italiane gjatë një fjalimi në një takim elektoral.


Po ditën e djeshme u raportua se kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë Shqipërinë në 5 qershor. Ashtu si në mediat në vendin tonë vizita e Melonit në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja. Media italiane, "ANSA" në një artikull ka shkruar për këtë vizitë e cila është parashikuar që do të jetë në qendër të diskutimeve kampet e refugjatëve që po ndërtohen në Shëngjin dhe në Gjadër të Lezhës. Kjo media shkruan po ashtu se Meloni mund të mos shkelë as në Tiranë në vizitën e shkurtër edhe pse agjenda e takimeve nuk është publikuar akoma. 

edi rama giorgia meloni marreveshja me italine per emigrantet

Sondazh

Poll