Aktualitet

VIDEO/ S’marrin ushqime, qytetari s’i mban dot lotët para Bashës: Po tallen me ne, fëmijët i kam në psikolog! Kryedemok

30 Nëntor 2019, 20:03 Nga DOSJA
VIDEO/ S’marrin ushqime, qytetari s’i mban dot lotët para

DURRËS– Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti në Durrës dhe Shkozet.

Teksa i pyeste për gjendjen e banesave të tyre pas tërmetit, Bash u përball me një baba që filloi së qari kur përmendi fëmijët e tij.

Sipas burrit në fjalë, strukturat shtetërore po tallen me ta, dhe se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme. Ai shtoi më tej se fëmijët i ka dërguar tek psikologu pasi janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa pavarësisht se ka kërkuar ushqim tek Pallati i Sportit në Shkozet, askush s’ja ka dhënë.

“Po tallen me ne”- Basha në Durrës, qytetari i tregon përlotur gjendjen e vështirë: Fëmijët i kam me psikologë. S’kemi marrë asnjë ndihmë on Vidnews.

Pjesë nga biseda:

Lulzim Basha: Kanë plas kolonat?

Qytetari teksa qan: Janë plasaritur komplet kolonat. Ka plas uji vullkan. Po tallen me ne. Unë Kalamajtë e mi i kam te psikologu në Tiranë.

Basha: Sa vjeç i ke?

Banori: Goca në klasë të shtatë, çuni në të tretën.

Basha: I paske sa të mitë.

Banori: Në Tiranë i kam. Hajde shihe si është bërë. Unë jam me ilaçe vetë s’kam ç’bëj më…

Basha: Po kshu s’keni marrë asgjë fare…

Qytetarja: Shkuam tek pallati i Sportit ska ndihma. Në Shkozet asnjë ndihmë nuk ka.

Qytetari: Sa për ndihmat të them unë. Shkova në bashki me dhanë dhanë një letër për të marrë ndihmat dhe atje të pallati i sportit ishte një katastrofë që nuk bënë vaki se si, u largova se nuk arritëm të marrim gjë.

Basha: Nuk more gjë?

Qytetarja: Jo, fare

Basha: Orenditë i keni brenda?

Qytetari: Të gjitha, është e rrënuar fare.

Basha: N’ça kati ishe?

Banori: I fundit

Basha: Paske parë tmerr me sy…

Qytetarja: Vdekje fare, shikoje si është banesa.

Kreu i PD-së vizitoi edhe banorët në qytetin e Laçit. Nga atje ai u bëri thirrje strukturave shtetëroe që të dërgojnë ndihma, pasi prej pesë netësh ishin jashtë, pa çadra dhe pa asnjë lloj ndihme. 

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banori qan para bashes lulzim basha shkozet banori qan para bashes lulzim basha shkozet

Sondazh

Poll