Aktualitet

VIDEO/ Paguajnë 50 mijë lekë në natë për çadrën, familja Hoxha në Krujë pa asnjë ndihmë: Për ne nuk pyet askush, nd

30 Nëntor 2019, 19:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Paguajnë 50 mijë lekë në natë për

KRUJË– Një familje në Krujë ka marrë një çadër me qera, pasi pAsi tërmeti u shembi shtëpinë, askush nuk u ka shkuar që t’ju ofrojë ndihmë.

Në videon e publikuar nga “JOQ”, anëtarët e familjes Hoxha tregojnë se askush nuk kujtohet për ta dhe se janë detyruar të pagujnë 50 mij lekë të vjetra në antë, vetëm për të mos mbetur në qiell të hapur .

Paguajmë 50 mijë lekë në natë. Këtu nuk pyt askush për ne. kemi mbetur kështu në këtë gjendje. Gjithë ato lekë moj nënë, ku gjehen këto lekë? Jemi gjashtë persona në familje, pas ansjë ndihmë.

Bashkia s’ka marrë asnjë masë, ca ndihma të vogla na erdhën. Asnjë prej institucioneve nuk është dukur. Jemi të gjithë pa punë. Pavarësisht se pagujma ëgjithato lekë çfarë bie jashtë futet brenda. Çfarëdo lloj ndihme që vjen i japin me hile, për njerëzit e vet,”- dëgjohen të thonë ato.

 

 

Familja Hoxha në Krujë shprehet se ka marrë ndihma minimale, dhe se kanë disa netë që paguajnë nga 5 mijë lekë të reja qera për tendën ku kalojnë natën. Ku janë institucionet përkatëse?!

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

Shumë raste të tilla janë denoncuar në media. Në Durrës kishte pasur gjithashtu përplasje për shpërndarjen e ndihmave, teksa qytetarët ankohen për mënyrën se si po shpërndahen ndihmat e dhuruara për të pekurit nga tërmeti. 

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet familja hoxha tragjedia e 26 nentorit 2019 familja hoxha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll